Lufta e fjalëve dhe raketave: SHBA, Izraeli dhe Irani në tension maksimal
Ushtria e Izraeli ka bërë të ditur se do të vazhdojë operacionet ushtarake ndaj Irani, pavarësisht deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për zhvillimin e “bisedimeve produktive” me Teheranin, shkruan Gazeta Flaka.
“Ne do t’i vazhdojmë operacionet tona në Iran sipas udhëzimeve të udhëheqjes politike deri në udhëzime të tjera”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite, të cituar nga media vendase.
Nga ana tjetër, Trump njoftoi se ka urdhëruar një pauzë 5-ditore të sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane, duke theksuar se gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe produktive” me Teheranin.
“Jam i kënaqur të raportoj se SHBA-ja dhe Irani kanë pasur bisedime shumë të mira dhe produktive për një zgjidhje të plotë të armiqësive në Lindjen e Mesme”, deklaroi ai në platformën Truth Social, duke shtuar se pauza varet nga ecuria e diskutimeve që pritet të vazhdojnë gjatë javës.
Megjithatë, Irani ka mohuar kategorikisht ekzistencën e çdo dialogu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agjencia gjysmëzyrtare Mehr, duke cituar burime iraniane, theksoi se “nuk ka asnjë dialog” mes Teheranit dhe Washingtonit.
Sipas të njëjtit burim, deklaratat e Trumpit janë pjesë e një strategjie për të ulur çmimet globale të energjisë dhe për të fituar kohë për plane të mundshme ushtarake. Megjithatë, u pranua se disa vende të rajonit kanë ndërmarrë iniciativa për uljen e tensioneve.
“Ne nuk jemi pala që e nisi këtë luftë dhe kërkesat duhet t’i drejtohen Washingtonit”, thuhet në reagimin iranian.
Përshkallëzimi i situatës vjen pas ofensivës së përbashkët të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Iranit, e nisur më 28 shkurt, e cila sipas raportimeve ka shkaktuar mbi 1.340 viktima.
Në kundërpërgjigje, Irani ka ndërmarrë sulme me dronë dhe raketa ndaj objektivave në Izrael dhe në disa vende të rajonit, përfshirë Jordania, Iraku dhe shtetet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane.
Konflikti ka ndikuar ndjeshëm në tregjet globale të energjisë dhe në trafikun ajror ndërkombëtar, duke rritur pasigurinë dhe frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Gazeta Flaka
















