Bilall Kasami ka një përgjigje për liderët e Frontit Europian

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 00:29

Bilall Kasami ka një përgjigje për liderët e Frontit Europian

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Tetovë nga ana e Frontit Evropian. Kasami shkruan se atyre ju djeg për shkak se vota shqiptare nuk është për hajdutët.

“Po, është e vërtetë se ju nuk jeni subjekt shqiptar, sepse jeni subjekt multietnik. Votën shqiptare ju e tradhtoni, sepse e çoni tek deputetët e etnive të tjera.

Por ky nuk është problemi më i madh i juaji, problemi juaj kryesor është se jeni bërë milionerë duke vjedhur pa investuar asgjë për këtë popull.

Edhe po të dua t’ju shaj, unë nuk e shaj dot Aliun aq rëndë sa Menduhi e Ziadini. As Menduhin s’e shaj dot aq poshtër sa e ka sharë Aliu e Ziadini. As Ziadinin nuk e shaj dot aq fëlliqur sa e ka sharë Menduhi e Aliu. Jo o paterica të BDI-së, unë as nuk shaj, as nuk dhunoj, por unë si kryetar i Tetovës që e fitova kur ju e kishit lënë me zero investime, ju them me plot bindje. Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare. Ju këtë e dini mirë. Kjo ju djeg. Jeni të vetëdjegur”, ka shkruar Kasami.

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2024 00:29