Liga Arabe: Sulmet e Izraelit kanë shkaktuar pasoja të rrezikshme rajonale

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:59

Liga Arabe: Sulmet e Izraelit kanë shkaktuar pasoja të rrezikshme rajonale

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit tha se sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë shkaktuar pasoja jashtëzakonisht negative dhe të rrezikshme rajonale, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare egjiptiane të lajmeve MENA, Aboul Gheit foli në hapjen e sesionit të 13-të të Samitit të Investimeve “AIM 2024” të mbajtur në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dabi.

“Sulmet e Izraelit kundër Gazës kanë shkaktuar pasoja jashtëzakonisht negative dhe të rrezikshme rajonale”, tha Aboul Gheit duke shtuar se për shkak të sulmeve në fjalë është ndikuar negativisht sektori i turizmit në vendet fqinje dhe se janë shënjestruar zinxhirët e furnizimit global.

Ai tërhoqi vëmendjen se nga sulmet, janë prekur negativisht edhe të ardhurat nga rruga detare dhe çmimet e energjisë dhe se kjo ndikon negativisht çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë. Sekretari i Ligës Arabe potencon se krizat globale kanë ndikuar negativisht mundësitë për rritje në rajon dhe kanë ndërprerë procesin e zhvillimit gjithëpërfshirës në disa rajone.

“Sulmet e Izraelit që vazhdojnë në Gaza kanë prekur negativisht stabilitetin dhe investimet rajonale. Shënjestrimi nga Izraeli në mënyrë të vetëdijshme ndaj të gjitha investimeve, infrastrukturës dhe fitimeve si dhe kryerja e ‘sulmeve brutale’ ndaj njerëzve në Palestinë pa marrë parasysh ndërgjegjen, humanizmin dhe ligjin e luftës, kanë shkaktuar barrë të rëndë për ekonominë e Palestinës”, tha Aboul Gheit.

Ai më tej bëri thirrje për rritjen urgjente të sasisë së ndihmës që dërgohet në rajon për të lehtësuar kushtet humanitare tragjike që rëndohen çdo ditë e më shumë në Rripin e Gazës.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2024 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?