Lajmërohet Nikolla Gruevski, uron VMRO-DPMNE për fitoren e madhe

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 10:56

Lajmërohet Nikolla Gruevski, uron VMRO-DPMNE për fitoren e madhe

Ish kryeministri i vendit dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka uruar partinë që drejtonte për fitoren e 8 Majit, madje e ka krahuasuar me fitoren mbi fashizmin, njofton Flaka

“Fati deshi që në ditën e fitores mbi fashizmin, duke përkujtuar disfatën e madhe të fashizmit në vitin 1945, ta përshëndes disfatën e madhe të LSDM-së dhe fitoren bindëse të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e djeshme, si në zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato presidenciale. Dje, edhe pse me vonesë të madhe, shumica dërrmuese e popullit i dënoi dhe i mposhti ashpër politikat e LSDM-së, të cilat i krijoi Zoran Zaev dhe i pasuan pasuesit e tij të verbër”, shkruan Gruevski.

Sipas tij, gjatë qeverisjes së LSDM pati politika plot tradhti kombëtare, krime, korrupsion të thellë dhe pasurime personale në kurrizin e qytetarëve, gënjeshtra dhe manipulime të përditshme, abuzime, përndjekje politike të disidentëve, mosfunksionim të institucioneve shtetërore dhe përdorim të tyre për përfitime personale, si dhe në shkallë të gjerë paaftësia.

“Politikat që e kanë regresuar Maqedoninë në çdo aspekt, kanë dëbuar në mënyrë të pakthyeshme një numër të madh të qytetarëve dhe e kanë sjellë vendin në pozitë të nënshtrimit ndaj mohuesve të kombit dhe të identitetit, gjuhës, historisë, emrit, kombësisë dhe veçantisë maqedonase. Politika me të cilat Maqedonia për 7 vjet u shkatërrua, varfërohej, plaçkitej dhe rrënohej moralisht në vazhdimësi . VMRO-DPMNE mori mbështetje të madhe nga qytetarët. Urime. Kjo fitore është edhe një detyrim i madh ndaj popullit dhe pritshmëri e shpresë e madhe mes tyre, që nuk duhet të tradhtohen. Paçi fat e vigjilencë”, shkruan Gruevski. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 10:56