OSBE-ODIHR, raport për zgjedhjet e dyfishta

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 18:56

OSBE-ODIHR, raport për zgjedhjet e dyfishta

OSBE-ODIHR vlerësoi se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sipas misionit vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u votua në atmosferë konstruktive pavarësisht fragmentizimit dhe polarizimit të fuqishëm të partive politike.

Përfaqësuesi i OSBE-ODIHR-it tha se nga 430 vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët ishin të angazhuar në këtë periudhë në vend, kanë detektuar edhe parregullsi të vogla në mosrespektim të procedurave nga anëtarët e këshillave zgjedhorë në vendvotimet në nivel vendi.

“Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ishin kompetitive, edhe pse procesi mbetet jo aq sa duhet i rregulluar. Korniza ligjore ka dhënë shumë mundësi për zgjedhje të lira, por ka lëshime, të cilat e shkelin stabilitetin ligjor. Në periudhën parazgjedhore kishte rritje të retorikës jo miqësore dhe nacionaliste, që lë njollë në procesin e përgjithshëm zgjedhor. Është shkelur edhe korniza ligjore për mbikëqyrjen financiare të fushatës parazgjedhore me paraqitje minimale të raporteve nga partitë. Nuk janë përpunuar si duhet as ankesat gjatë zgjedhjeve sikurse nga KSHZ ashtu edhe Gjykata Administrative”, deklaroi Nikoloz Samkharadze, OSBE. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 18:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?