Shënohet 9 maji – Dita e Europës

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:06

Shënohet 9 maji – Dita e Europës

Me vendosjen e luleve të freskëta para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit”, si dhe në varrezat partizane në Butel, sot u shënua Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Europës – 9 Maji. Të pranishëm ishin Ambasadori europian David Geer, së bashku me delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov dhe zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq.

Euroambasadori David Geer duke vendos lulet e freskëta përkujtoi që Gjermania ratifikoi aktin e dorëzimit të pakushtëzuar në vitin 1945 dhe fitorja e koalicionit anti-Hitler. Ndërsa theksoi që kjo ditë festohet falë “Deklaratës së Shumanit”.

DAVID GEER, AMBASADOR EUROPIAN

“Dita e Europës festohet pasi ministri i atëhershëm i jashtëm francez, Robert Schumann, më 9 maj 1950 promovoi idenë e një bashkëpunimi të ri politik në Europë si një mjet për të reduktuar në mënyrë drastike mundësitë e një lufte tjetër midis kombeve europiane, e cila më vonë u bë e njohur si ‘Deklarata e Shumanit”.

Geer, theksoi se sot Europa feston përvjetorin e “Deklaratës Schumann”, e cila, sipas tij, i dha shtysë të parë asaj që çoi në krijimin e Bashkimit Europian të sotëm.

Me rastin e Ditës së Europës, çdo vit BE-ja dhe institucionet e saj organizojnë manifestime për të shënuar festën. Këtë vit, me atë rast, Bashkimi Europian organizoi një “ditë të hapur” më 4 maj, gjatë së cilës qytetarët mund të vizitojnë selitë e institucioneve të Unionit dhe të njihen me mënyrën e funksionimit të tyre.

Dita e Europës është shpallur festë në nivel të BE-së dhe është ditë jopune për punonjësit e institucioneve europiane. Ndërsa, mes anëtarëve të BE-së, 9 maji është festë publike vetëm në Luksemburg, ndërsa në Rumani përkon me Ditën e Pavarësisë së vendit./SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?