Mickoski: Kemi vendosur kornizën në bazë të së cilës do ta ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:12

Mickoski: Kemi vendosur kornizën në bazë të së cilës do ta ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot infromoi se ka mbajtur takim partiak, në të cilin janë vendosur konturet e kornizës në bazë të së cilës do ta ndërtojnë potencialin e koalicionit me partitë tjera.

“Paradite kam mbajtur takim, në të cilin i vendosëm skicat e kornizës mbi të cilin do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë e tjera dhe ku fokusi do të jetë në radhë të parë populli: një shtet i fortë ekonomikisht, nëpërmjet reformave dhe hapave që do të jenë një betejë e ashpër për një standard jetësor më të lartë, front kundër krimit dhe korrupsionit dhe arritje e drejtësisë, si dhe realizim të interesit strategjik për integrim evropian, përmes dialogut dhe përmbushjes së parimeve”, ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shtoi se pritjet janë të mëdha dhe se për shkak të kësaj përgjegjësia ndaj popullit është akoma më e madhe.

Takimi vijon pas Zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje, në të cilat sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së,  Koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE-së ka fituar 58 mandate në përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh, Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM 18 deputetë, Fronti Evropian i BDI-së 19 deputetë, Koalicioni nga blloku opozitar shqiptar “Vlen” 13 mandate, E Majta 6 deputetë, po aq ka edhe Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë ka të njëjtin numër. Partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kanë më pak se një për qind të votave.

Në të njejtën kohë dje u mbajtën edhe Zgjedhjet presidenciale, në të cilat fitoi profespresha universitare Gordana Siljanovska – Davkova, e cila do të jetë presidentja e gjashtë e Maqedonisë së Veriut dhe gruaja e parë që është zgjedhur në këtë pozicion.

Siljanovska-Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE në rrethin e dytë gë djeshëm të Zgjedhjeve presidenciale, e fitoi presidentin e deritanishëm Stevo Pendarovski. Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së Siljanovska – Davkova ka fituar 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërkandidati i tij Pendarovski i LSDM-së 251.541 (29,25%).

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?