Mungesa e parkingjeve, Tetova në kaos

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:20

Mungesa e parkingjeve, Tetova në kaos

Në ndërkohë, në orët e pasdites pothuajse problem në vete është parkimi paralel. Ky lloj parkimi jo rrallë herë ka vënë në sprovë edhe autoritetet policore në Tetovë

Problemi shumëdekadësh në Tetovë me mungesën e vendeve të reja të parkimit akoma nuk gjen zgjidhje. Pavarësisht se pjesa dërmuese e kryetarëve të komunës së Tetovës gjatë fushatave të tyre kanë premtuar parkingje në kate, megjithatë pas ardhjes në krye të komunës nuk kanë gjetur formë për të realizuar këtë premtim, por edhe për të gjetur zgjidhje njëherë e përgjithmonë për këtë problematikë urbane. Në një kohë kur gjithnjë është në rritje numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e qytetit e Tetovës, gjetja e një vend parkimi është bërë luks për tetovarët dhe jo vetëm. Nga ana tjetër, kjo krijon kaos edhe në qarkullimin e lirë në komunikacion për automjetet tjera.

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami është shprehur se ndërtimi i parkingjet në kate nuk është çështje që varet vetëm nga ana e komunës, por bëhet fjalë për hapësira që komuna duhet t`I ketë në dispozicion, që më pas të bëhet plan për ndërtimin e tyre.

“Sa i përket parkingjeve në kate jemi në procedurë të gjetjes së lokacionit apo lirimit të lokacioneve aktuale të cilët në Plan Detal Urbanistik janë të parapara për parkingje në kate. E di]më se një e tillë është hapësira para Veros, ku kundër ligjit ka kërkesë për privatizim dhe është e bllokuar dhe nuk mund ta vendosim në procedurë për ndërtimin e garazheve në kate. Një vend tjetër është afër sallës së sportit në qendrën sportive, ku ka ende probleme në procesin e legalizimit. Ende nuk mund të gjejmë zgjidhje ligjore të cilët varen nga komuna e Tetovës”, tha kohë më parë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në ndërkohë, në orët e pasdites pothuajse problem në vete është parkimi paralel. Ky lloj parkimi jo rrallë herë ka vënë në sprovë edhe autoritetet policore në Tetovë. Kjo, pasi që vozitësit të cilët paguajnë për parkim zonal, pamundësohen të dalin nga vendparkimi si pasojë e parkimit paralel të paligjshëm nga vozitës të pandërgjegjshëm. Nga policia e Tetovës thonë se pikërisht për këtë problem shqiptohen edhe më shumë dënime. ”Pjesa më e madhe e masave kanë të bëjnë me parkimin në vend të gabuar dhe në të ashtuquajtura reshta të dyfishtë. Me këtë rast janë përgatitur edhe padi adekuate dhe vozitësit do të ballafaqohen me dënime të cilët fillojnë nga 25 deri në 180 euro. Këto aksione do të vazhdojnë edhe më tej me një rritëm më të përshpejtuar ndaj vozitësve të pandërgjegjshëm. Me këtë rast në fokus do të jetë veturat të cilët parkohen në udhëkryqe, në vijat e bardha për këmbësorë, në zona të gjelbra dhe në reshta të dyfishtë, e cila kohëve të fundit është shumë e përhapur në zonën qendrore në Tetovë”, thonë nga policia e Tetovës.

Derisa nuk ndërtohen parkingje në kate dhe nuk hapen vende të reja parkimi, vozitësit në Tetovë do të vazhdojnë të përballen me mungesën e gjetjes së një vendi për parkim. Kaosi më shumë haset në rrugët kryesore, afër tregut të gjelbër por edhe në pjesë tjera, sidomos afër institucioneve në pjesën qendrore, ku në mungesë të vendeve të mjaftueshme të parkimit. (koha.mk)

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?