Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:40

Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri në ardhje, Hristijan Mickoski, theksoi ai është i pari që dëshiron ta shohë vendin në BE, por shtoi se nuk pranon ultimatume me të cilat, siç tha, populli i Maqedonisë do t’i paguajë gabimet e disa politikanëve të paarsyeshëm, raporton MIA.

“Me 107.000 vota të fituara, koalicioni VLEN konfirmoi besueshmërinë e tij për të qenë partner i besueshëm i qeverisë së ardhshme që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni ‘Maqedonia e juaj’. Ne do t’i japim një shans të gjithëve edhe pse nuk pres që BDI të pranojë politikat e reja të qeverisë”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u rrethua me njerëz të gabuar, ndaj përgjegjësia e tij është të shkojë në opozitë.

“Megjithatë, për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Parlament dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve”, tha Mickoski.

Mickoski sot vlerësoi që deri më 28 maj, kur të formohet përbërja e re e Kuvendit, koalicioni i VMRO-DPMNE-së do të mund të arrin deri 61 deputetë.

Ai përsëri konfirmoi se koalicioni VLEN do të jetë partneri i tyre kryesor i koalicionit, të cilin e vlerësoi si përfaqësues të vërtetë të bashkësisë shqiptare në vend, duke shtuar që bisedimet joformale tashmë kanë filluar me koalicionin VLEN.

Ndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka shënuar fitore bindëse ndërsa LSDM-ja humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. Në bllokun shqiptar, Fronti Evropian doli me mbi 30 mijë vota më shumë se koalicioni opozitar VLEN.

Në Kuvendin e RMV-së do të jenë Levica dhe ZNAM e cila garoi për herë të parë këto zgjedhje.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?