“Shqiptarët t’i thërrasin mendjes”, Sela: Faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim 

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:42

“Shqiptarët t’i thërrasin mendjes”, Sela: Faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim 

Ziadin Sela i “Frontit Europian” në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet dypalëshe që u mbajtën ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni shqiptar “Fronti Evropian” i Ali Ahmetit arriti të sigurojë 19 mandate.

Sela u shpreh se faktori politik duhet t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim, ndërsa tha se shqiptarët duhet t’i thërrasin mendjes.

“Fronti Evropian triumfoi! Kjo vjen si pasojë e rënies së LSDM-së që qeverisi që nga viti 2017. Ka pasur disa marrëveshje që janë dashur për t’u bërë. Këto kanë ndikuar që opozita maqedonase ta shfrytëzojë duke gjetur ‘tradhtarin’ dhe duke bërë patriotizmin.

Është koha që ne të jemi faktori që të bëjmë ndryshime dhe Maqedonia e Veriut, me Kosovën dhe Shqipërinë të shkojnë drejt BE-së. Të mos bëhemi mish për top. Shqiptarët t’i thërrasin mendjes ndaj faktori politik t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim.

Të drejtat e shqiptarëve kanë zot. Shqiptarët kanë zgjedhur klasën e tyre politike që ka aktorë politik. Shqiptarët zgjodhën përfaqësuesit, ku një ndër ta jam dhe unë. Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen në këtë drejtim.

Uroj që deklaratat e deridjeshme të jenë vetëm për përdorim elektoral, edhe pse janë të dënueshme. Partneriteti kuptohet që duhet të jetë i patjetërsueshëm. Ne jemi anëtar i NATO-s dhe partner i SHBA-ve. T’i heqim kufijtë në një union evropian ku do të komunikojmë dhe jetojmë si vëllai me vëllain dhe mitra me motrën.”, tha ai.

Pyetjes nëse VRMO do bëjë koalicion me “Vlen”, Sela u përgjigj duke thënë se “Faktori politik shqiptar të këtë maturi politik. Faktori politik shqiptar t’i lërë daullet dhe dajret e të mendojë për unifikim. Këto zgjedhje s’kanë pasur të bëjë me inate se kush do dalë i pari apo i dyti. Kjo krijon mundësi forcave të cilat mundohet ta shtrojnë krizën, s’po them luftën, por destabilizimin në rajon, vepër e Serbisë dhe Putinit. Ne nuk guxojmë të bëhemi faktor politik shqiptar për të penguar këtë procese.”

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2024 20:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?