Barcelona nis lëvizjet për Rodrin, Deco planifikon takim me agjentin e mesfushorit
Barcelona ka nisur të shqyrtojë seriozisht mundësinë e transferimit të Rodrit nga Manchester City. Sipas raportimeve të Alex Rodriguez Sanchez, drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, pritet të takohet këtë javë me agjentin e mesfushorit spanjoll për të diskutuar një transferim të mundshëm.
Megjithatë, Barça do të tentojë një lëvizje zyrtare vetëm nëse Atlético Madrid mbyll përfundimisht derën për një transferim të Julián Álvarez. Në rast se ky opsion dështon, klubi katalanas do të përqendrohet te Rodri si objektivi kryesor për mesfushën.
Raportohet se Barcelona po përgatit një ofertë rreth 40 milionë euro për fituesin e mundshëm të çmimit MVP të Kupës së Botës 2026, ndërsa kontrata e planifikuar do të ishte për 4 vite me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Pas një marrëveshjeje të mundshme për Rodrin, Barça ende do të kishte një buxhet prej rreth 70 milionë eurosh për të afruar një sulmues, me Mikel Oyarzabal që shihet si një nga alternativat më reale.
Një javë vendimtare mund të jetë përpara për planifikimin e skuadrës së Barcelonës.
Flaka
















