Real Madridi i hap rrugën huazimit të Franco Mastantuonos, disa klube në garë
Real Madridi është i hapur për ta huazuar talentin argjentinas Franco Mastantuono gjatë merkatos së verës, me synimin që ai të fitojë më shumë minuta dhe përvojë në futbollin evropian.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit madrilen preferojnë vetëm një marrëveshje huazimi, pa përfshirë asnjë klauzolë blerjeje. Formula është e ngjashme me atë që klubi ka përdorur më parë për zhvillimin e talenteve të rinj, duke ruajtur kontrollin e plotë mbi të ardhmen e lojtarit.
Interesimi për Mastantuonon është i madh, me disa klube nga Spanja dhe liga të tjera evropiane që kanë shprehur gatishmëri për ta afruar. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret në bashkëpunim mes lojtarit dhe Real Madridit.
Ndërkohë, edhe mbrojtësi Raúl Asencio mund të largohet nga “Los Blancos” gjatë kësaj vere. Në rastin e tij, drejtuesit janë të hapur si për një huazim, ashtu edhe për një transferim të përhershëm, nëse mbërrin një ofertë e kënaqshme.
Java dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtarë për të ardhmen e dy talenteve të Real Madridit, ndërsa klubi vazhdon të planifikojë me kujdes zhvillimin e lojtarëve të rinj.
Flaka
















