Borell dhe Varhejli urojnë Siljanovskën

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:03 Përditësuar

Borell dhe Varhejli urojnë Siljanovskën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Zhozep Borrel dhe komisioneri evropian për zgjerimin Oliver Varhej, uruan fituesit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe u bënë thirrje që të vazhdojnë rrugën drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut ka bërë hapa vendimtarë në procesin e anëtarësimit në BE dhe tani do të jetë e rëndësishme që të zbatohen obligimet e mbetura të nevojshme për hapjen e klasterit të parë në procesin e anëtarësimit” – Deklarata e përbashkët e zyrtarëve të BE-së.

Borrel dhe Varhej gjithashtu apeluan aktorët politik që të vazhdojnë me përmbushjen e reformave, me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit.

“Ne inkurajojmë aktorët përkatës politikë që të punojnë për të formuar një Kuvend dhe një Qeveri të qëndrueshme. Të dy institucionet duhet të punojnë së bashku për të avancuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, duke përfshirë zbatimin e reformave kyçe veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj” – Deklarata e përbashkët e zyrtarëve të BE-së.

Në lidhje me procesin zgjedhor, Borrel dhe Varhej në deklaratën e përbashkët theksojnë se ka qenë i rregullt dhe demokratik. Megjithatë, ata kritikojnë kuadrin ligjor, i cili, sipas tyre, është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare sa i përket qasjes së barabartë të pjesëmarrësve në zgjedhje. Gjithashtu, ata kritikojnë edhe mënyrën e miratimit të Kodit Zgjedhor. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2024 19:03 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?