Ethet e Nilit Perëndimor: Shkon në katër numri i viktimave, konfirmohet edhe një rast i ri

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2026 16:31

Ethet e Nilit Perëndimor: Shkon në katër numri i viktimave, konfirmohet edhe një rast i ri

Një tjetër pacient në gjendje të rëndë shëndetësore, te i cili më herët ishte konfirmuar laboratorikisht forma neuroinvazive e etheve të Nilit Perëndimor, ka ndërruar jetë në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive. “Janë të hospitalizuar 20 pacientë me ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve 18 janë raste të konfirmuara laboratorikisht, ndërsa dy konsiderohen klinikisht raste të dyshuara. Në kujdesin intensiv janë pesë pacientë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe trajtimi i tyre zhvillohet sipas të gjitha protokolleve klinike”, deklaroi sot drejtori i Klinikës, Fadil Cana.

Ai bëri të ditur se pacienti që ndërroi jetë ishte 76 vjeç dhe ishte trajtuar në Klinikë për 27 ditë. Megjithatë, për shkak të sëmundjeve të tjera të rënda shoqëruese dhe formës së rëndë neuroinvazive që kishte prekur trurin dhe cipat e trurit, pasditen e vonë ai ndërroi jetë.

Në total, katër persona kanë humbur jetën nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, ndërsa 15 janë shëruar dhe janë liruar nga Klinika për Sëmundje Infektive.

Cana tha se te pacientja 25-vjeçare, e cila deri dje konsiderohej rast klinik i dyshuar, është konfirmuar forma neuroinvazive e infeksionit. Ndërkohë, mbrëmë është hospitalizuar edhe një pacient 24-vjeçar, i cili konsiderohet rast i dyshuar.

“Siç e kishim parashikuar edhe ne si klinicistë, sot u konfirmua se te pacientja 25-vjeçare, e cila konsiderohej si rast klinik i dyshuar, është konfirmuar forma neuroinvazive e infeksionit. Ndërkohë, mbrëmë është hospitalizuar edhe një pacient 24-vjeçar, i cili konsiderohet rast i dyshuar dhe gjatë ditës së sotme ose nesër do të dimë nëse do të konfirmohet diagnoza klinike. Ai jeton në Qendër”, tha dr. Cana.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse çdo rast pozitiv duhet të trajtohet në spital apo mund të trajtohet në mënyrë ambulatore, Cana tha se forma neuroinvazive duhet të trajtohet në spital.

“Të gjithë pacientët e hospitalizuar në Klinikë kanë formën neuroinvazive. Ata përbëjnë rreth një për qind të totalit të të infektuarve. Sipas statistikave, formën më të rëndë të sëmundjes e zhvillon rreth një për qind e personave të infektuar. Të gjithë pacientët janë nga Shkupi”, tha Cana.

Ai shtoi se mosha e avancuar është një faktor i pavarur rreziku për një përfundim të rëndë të sëmundjes. Sipas statistikave dhe hulumtimeve, kur shfaqet forma e rëndë neuroinvazive, me inflamacion të trurit dhe cipave të trurit, mosha e avancuar rrit rrezikun për përfundim fatal.

485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2026 16:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?