BDI: VLEN flet për drejtësi, por hesht për përgjegjësinë institucionale – interesi i vonuar nuk e zëvendëson përgjegjësinë politike

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Tetor, 2026 12:53

BDI: VLEN flet për drejtësi, por hesht për përgjegjësinë institucionale – interesi i vonuar nuk e zëvendëson përgjegjësinë politike

VLEN-i, në vend që të fshihet pas deklaratave të përgjithshme për drejtësi dhe sundim të ligjit, duhet t’u përgjigjet qytetarëve se çfarë ka bërë konkretisht për zbardhjen e rastit të dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga zyrtarët policorë.

Është e lehtë të thuhet se dhuna nuk justifikohet me uniformë dhe se shkelësit duhet të përgjigjen para ligjit. Por, kur je pjesë e pushtetit, nuk mjafton të shprehësh shqetësim dhe të presësh përfundimin e hetimeve. Kërkohet përgjegjësi politike, veprim institucional dhe garanci se raste të tilla nuk do të relativizohen apo të mbulohen.

BDI-ja nuk kërkon që përgjegjësia të përcaktohet mbi baza etnike, por mbi bazën e fakteve dhe provave. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për ta zhvendosur debatin te përkatësia etnike e policëve është shmangie nga thelbi i çështjes: a është ushtruar dhunë, kush mban përgjegjësi dhe a kanë vepruar institucionet me kohë dhe në mënyrë të paanshme?

Përgjegjësia individuale e zyrtarëve policorë dhe përgjegjësia institucionale nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato duhet të ecin paralelisht. Hetimi duhet të jetë i plotë dhe transparent, ndërsa institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari për çdo veprim apo mosveprim.

Prandaj, BDI-ja përsërit kërkesën për zbardhjen e plotë të rastit dhe për përgjegjësi institucionale e politike. Zevendesministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si trajtohet ky rast dhe të japë dorëheqje.

Drejtësia nuk mbrohet me deklarata, por me veprime konkrete. Kur dy të rinj denoncojnë dhunë nga policia, pushteti nuk mund të mjaftohet me fjalë – ai duhet të garantojë të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë.

23

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Tetor, 2026 12:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut