Ky është plani i VMRO-VLEN për të siguruar Badenterin

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 21:24

Ky është plani i VMRO-VLEN për të siguruar Badenterin

Me humbjen eventuale të Frontit Evropian të dy deputetëve – njëri në Zonën 5 zgjedhore dhe tjetri në Zonën 6 zgjedhore, qeveria do të sigurojë edhe mekanizmin e Badenterit, shkruan gazeta KOHA.

Në BDI thonë se kjo është edhe lufta dhe plani i VLEN-it i koordinuar ngushtë me VMRO-në.

Dhe plani është ky: nëse LSDM ia merr 1 deputet Frontit në Zonën 5, pasi ka dorëzuar dhjetëra ankesa në KSHZ, numri i mandateve do të ndryshohet, konkretisht në Zonën 5 zgjedhore LSDM do të ketë katër deputetë dhe Fronti tre.

Në Zonën 6 zgjedhore, VLEN ka dorëzuar në KSHZ dhjetëra ankesa, pjesa më e madhe e të cilave ka të bëjë me disa vendvotime në Komunën e Zhelinës, konkretisht në vendvotimet e Llërcës, fshatit të lindjes të kryetarit të BESËS, Bilall Kasami.

Në BDI akuzojnë se ankesa janë dorëzuar edhe për kutitë e votimit ku VLEN ka fituar me dhjetëra vota para VLEN-it, ndërkohë që ankesat janë vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe jo për zgjedhjet presidenciale.

Nëse KSHZ i pranon ankesat e VLEN-it për vendvotimet e Zonës 6 zgjedhore, atëherë për rreth 150 vota mund të humbet deputeti i nëntë i Frontit Europian dhe VLEN nga shtatë aktualisht, mund të rrit numrin në tetë deputetë. Me tetë deputet do të mbetet edhe Fronti Europian, shkruan gazeta KOHA.

“Është koordinim dhe marrëveshje mes VMRO-së dhe VLEN-it për të devalvuar votën shqiptare dhe në këtë strategji e plan, natyrisht se po ndihmon edhe LSDM sepse ajo do ta fitojë 1 deputet në Zonën 5 zgjedhore”, thonë në BDI.

Nëse VLEN arrin të marrë 1 deputet plus në Zonën 6, dhe Fronti Europian mbetet me 17 deputetë, atëherë pushteti VMRO-VLEN e siguron Badenterin.

Aktualisht, VMRO i ka 2 deputetë me Badenter, 2 janë të Levicës, 1 e ka LSDM dhe 13 VLEN që bëjnë 18 deputetë. FRONTI EUROPIAN i ka 19 me BADENTER.

Dhe duket se janë të vendosur VMRO, LSDM dhe VLEN me ndihmën e KSHZ-së, t’ia marrin dy deputetë Frontit dhe pushteti pastaj të sigurojë 19 deputetë të Badenterit, ndërsa Fronti Europia  të mbetet me 17 deputetë.

Arbër Ademi, zëdhënës i Frontit Europian thotë se me planin e opozitës janë të gjitha institucionet relevante, ndërsa ka sigiruar se do të përdoren të gjitha mekanizmat demokratike dhe ibstitucionale pët yë mbrojtur vullnetin e qytetarëve të deklaruar më 8 maj.

Ndryshe, vetëm dje – VMRO, VLEN, LSDM dhe LEVICA kanë dorëuar mbi 120 ankesa në KSHZ. (koha.mk)

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2024 21:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?