Sulmet kibernetike, institucionet e RMV-së viktima të “hakerëve” ndërkombëtar!

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2024 12:43

Sulmet kibernetike, institucionet e RMV-së viktima të “hakerëve” ndërkombëtar!

Institucionet e Maqedonisë së Veriut janë viktima të sulmeve kibernetike që vijnë nga jashtë vendit apo nga “hakerët ndërkombëtar” – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, hetuesja e krimit kompjuterik nga PTHP-Shkup, Marina Peshovska.

Sulmet kibernetike “Ransomver” paraqesin sulme malicioze me të cilët mbyllet aparati ose inkriptohen të dhënat brenda tij, pas çka kërkohen pagesa me para ose kriptovaluta. Këto sulme paraqesin sfidë të vërtetë për hetuesit, por kjo, sipas hetueses së PTHP-së, Marina Peshovska, nuk do të thotë se nuk mund të arrihet suksesi dhe të zbulohen.

“Është sfidë për të gjithë, për shkak se kryerësit e veprave të këtilla penale shfrytëzojnë provajderë VPN, ose IP adresa të fshehura që vështirë lokalizohen. Por, kjo nuk do të thotë se nuk mund të zbulohen. Institucionet shtetërore dhe kompanitë private duhet t`i denoncojnë këto sulme në MPB, PTHP, pasi në këtë mënyrë do të kemi pasqyrë të plotë të ngjarjeve”, tha Peshovska.

Peshovska ka përmendur rastin e ashtuquajtur “Darkod”, një operacion ndërkombëtar ku kanë qenë të implikuar EUROPOL-i dhe FBI por edhe 20 vende.

“Arritëm sukses të madh në këtë operacion ndërkombëtar. Në Maqedoninë e Veriut ishin konstatura dy persona, si kryerës apo si persona përgjegjës të një marketi të caktuar për shitjen e të dhënave bankare nga kartelat pagesore. Gjatë hetimeve njëri ndërroi jetë, por arritëm ta lokalizojmë personin e dytë. Sipas planit operativ të bërë në Hagë të Holandës, ne 20 vendet, në kohë dhe ditë të caktuar, kryem bastisje dhe konfiskuam pajisjet kompjuterike”, Peshovska

Në Maqedoninë e Veriut, një pjesë e institucioneve i heshtin sulmet kibernetike, duke fshehur se “hakerët” u kërkojnë para të zhbllokuar sistemet e punës. MPB-ja kishte zbuluar disa raste të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve, duke mos zbuluar emrat e tyre.

Viktima të sulmeve kibernetike ishin edhe Fondi për sigurim Shëndetësor, kompania MEPSO, por edhe institucione tjera. Klan Mecedonia

9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2024 12:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?