Mitsotakis vizitë në Turqi, dalin detaje nga agjenda

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 09:09 Përditësuar

Mitsotakis vizitë në Turqi, dalin detaje nga agjenda

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pritet që të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Turqi ku do të takohet dhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Sipas mediave, në fokus të bisedimeve do të jetë Manastiri i Chores, për të cilin Mitsotakis pritet të shtrojë shqetësimin në lidhje me kthimin e tij në xhami, ndërsa Erdogan ka thënë se nuk është i interesuar për konflikte.

Në këtë takim pritet që të diskutohen të gjitha çështjet e agjendës dypalëshe, ndërsa do të përcaktohet edhe orari i kontakteve të radhës në nivel të dialogut politik.

Kyriakos Mitsotakis shkon për herë të parë në mandatin e tij, por dhe në jetën e tij, në kryeqytetin turk për takimin e katërt me Erdogan këto kohët e fundit, këtë herë në “Pallatin e Bardhë”.

Një element kyç që do të dalë nga takimi i Ankarasë është udhërrëfyesi i takimeve të mëpasshme. Mitsotakis dhe Erdogan pritet të takohen në Nju Jork në shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa do të përkojnë edhe me Samitin e NATO-s në Uashington në korrik.

Sipas mediave greke Mitsotakis do të pritet rreth orës 15:30 nga Erdogan. Kryeministri grek dhe lideri turk do të bisedojnë privatisht së bashku me katër bashkëpunëtorë të tyre.

Mitsotakis do të shoqërohet nga Giorgos Gerapetritis dhe këshilltarja e tij diplomatike Anna Maria Boura , Tayip Erdogan nga Hakan Fidan dhe Akif Tsagatai Kilic .

Takimi pritet të zgjasë rreth 1.5 orë, përpara se liderët të kalojnë në diskutime të zgjeruara me të gjithë delegacionet, ndërsa do të vijojnë deklaratat dhe darka, me nisjen e Mitsotakis nga Turqia në orën 21:00.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 09:09 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?