Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 19:41

Shumë shkolla në vend nuk kanë infrastrukturë për zbatimin e mësimit inkluziv

Pavarësisht zbatimit të mësimit inkluziv në arsimin fillore, shumë shkolla të vendit nuk plotësojnë kushtet për pranimin e nxënësve me aftësi të posaçme. Vërejtjet, posaçërisht kanë të bëjnë me mungesë e shtigjeve brenda objekteve shkollore për t’ju mundësuar këtyre fëmijëve lëvizje të lirë. Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg, me investim të huaj u bë ndërtimi i një ashensori për këta fëmijë.

“Duke ju dhënë mundësi për të lëvizur lirshëm dhe sigurt ne  po e përmirësojmë qasjen e tyre në arsim dhe po u ndihmojmë që të hapërojnë drejt suksesit”, tha Suzana Kurbardoviç Jakupi, drejtore e sh.f”25 Maji”.

Defektologjia Ajser Gashi tha për Alsat se krijimi i kushteve për fëmijët më aftësi të posaçme ndikon në  aspektin emocional dhe zhvillimor të fëmijës.

“Kur janë kushtet, mësimdhënësit dhe ne si defektolog dhe gjithë stafi kanë mundësi më mirë ti pranojnë këto fëmijë. Do të jetë puna më e lehtë me nxënësit po edhe ato do të ndjehen shumë më mirë. Deri tash kemi bë kombinime, shkaku I mungesës së ashensorit puna edukativo arsimore e nxënësve me karrocë është zhvilluar në katin poshtë me pamundësi të ngjiten lart. Shpresojmë që tash nuk do të ketë probleme të tillë”, u shpreh Ajser Gashi, defektologe.

Nxënësit me aftësi të posaçme thanë se ashensori do t’ju mundësoj pjesmarrjenë të gjitha aktivitetet shkollore.

“Tash e kemi shumë të lehtë me lëviz me lift”, tha një nxënës.

“Ashensori është shumë i mirë për ne nxënësit që s’kemi mund me lëviz vet. Falënderojmë shokët që na kanë ndihmuar deri tash”, shtoi një nxënës./Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?