Të paktën 14 të vdekur pas shembjes së billbordit në Mumbai gjatë stuhisë
Botuar nga Flaka
14 Maj, 2024 08:34
Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur pasi një billboard i madh ra mbi ta gjatë një stuhie në kryeqytetin financiar të Indisë Mumbai, sipas autoriteteve lokale.
Billbordi u shemb në disa shtëpi dhe një pikë karburanti pranë një rruge të ngarkuar në periferinë lindore të Ghatkopar pas erërave të forta dhe shiut vonë të hënën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Dhjetra persona u bllokuan pas incidentit me operacionet e shpëtimit që vazhduan deri në orët e hershme të së martës. Stuhia ndaloi trafikun në disa pjesë të qytetit dhe ndërpreu funksionimin në aeroportin e tij, një nga më të ngarkuarit në vend.
Korporata komunale e Mumbait tha se të paktën 74 persona u dërguan në spital me lëndime pas aksidentit dhe 31 janë liruar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.