Taravari nga Bërvenica: ASH-ja mbështet Arkin Jahijin për kryetar

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shtator, 2026 22:27

Taravari nga Bërvenica: ASH-ja mbështet Arkin Jahijin për kryetar

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte ka qëndruar në Bërvenicë, ku ka shprehur mbështetjen e tij dhe të ASH-së për kandidatin e AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahijin.

Taravari, përmes një postimi, tha se në Bërvenicë ka zhvilluar takime me qytetarë dhe miq, duke diskutuar për të tashmen dhe të ardhmen e komunës.

“Sonte në Bërvenicë, mes qytetarëve dhe miqve me të cilët ndamë biseda për të tashmen dhe të ardhmen e komunës. Shpreha mbështetjen time dhe të Aleancës për Shqiptarët për Arkin Jahijin, kandidatin e AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës”, shkroi Taravari.

Ai falënderoi qytetarët për mikpritjen dhe bashkëbisedimet.

“Faleminderit për mikpritjen dhe për çdo bisedë të sinqertë”, përfundoi Taravari.

Mbështetja e Taravarit vjen në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në Bërvenicë, ku Arkin Jahiji garon për postin e kryetarit të komunës. Gazeta Flaka

241

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Shtator, 2026 22:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
241

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut