“Klopp nuk shikonte kundërshtarin, Slot e analizonte gjithmonë” – Robertson

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Shtator, 2026 20:04

“Klopp nuk shikonte kundërshtarin, Slot e analizonte gjithmonë” – Robertson

Andy Robertson ka folur për dallimet mes Jürgen Kloppit dhe Arne Slotit, duke treguar mënyrën se si dy trajnerët punonin me Liverpoolin.

Sipas mbrojtësit skocez, Slot i kushtonte shumë rëndësi statistikave dhe të dhënave fizike, duke monitoruar vazhdimisht ngarkesën e lojtarëve në stërvitje.

“Arne Slot ishte shumë i përqendruar te statistikat. Ai kishte sjellë njeriun e tij, i cili ishte gjithmonë me iPad. Edhe nëse bëje shumë sprintime në stërvitje, ai ndërhynte”, tha Robertson për The Overlap.

Në anën tjetër, Robertson shpjegoi se Klopp fokusohej më shumë te filozofia e vetë skuadrës dhe te ideja për të imponuar stilin e Liverpoolit, pa u përshtatur vazhdimisht me kundërshtarin.

“Me Kloppin nuk ndryshonim kurrë. Ndërsa me Arne Slotin analizonim shumë më tepër kundërshtarin dhe mënyrën se si do të luanim ndaj taktikave të tyre”, shtoi Robertson.

Sipas tij, Slot kërkonte vazhdimisht përshtatje taktike, ndërsa Klopp i qëndronte besnik planit të tij të lojës.

Flaka

279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Shtator, 2026 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut