Gllavçev: Nëse dikush dëshiron të hyjë në BE, duhet të respektojë rregullat

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 11:06

Gllavçev: Nëse dikush dëshiron të hyjë në BE, duhet të respektojë rregullat

“Nëse dikush dëshiron të bashkohet, duhet të ndjekë rregullat”. Kështu u tha gazetarëve ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Dimitar Gllavçev, i cili iu përgjigj pyetjeve lidhur me situatën në Maqedoni dhe ngjarjet pas zgjedhjeve, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi ynë është konsistent. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që kam ndarë në raste të tjera. Rregullat zbatohen për të gjithë anëtarët e mundshëm të çdo organizate. Këtu, natyrisht, po flasim për Bashkimin Evropian. Kushdo që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian duhet të respektojë kërkesat e shteteve të tjera anëtare. Ky është qëndrimi”, tha ushtruesi i detyrës kryeministër i Bullgarisë.

Gllavçev përkujtoi se që nga 1 gushti 2017 është lidhur Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe se “janë konsistente në mbështetjen e tyre për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë”.

“Jo vetëm e saj, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kushti mbetet i njëjtë, nëse dikush dëshiron të anëtarësohet duhet të respektojë rregullat”, shtoi Gllavçev.

Me mendim të njëjtë doli edhe kreu i shtetit bullgar, Rumen Radev.

“Korniza e negociatave, për informim të institucioneve përgjegjëse në Maqedoni, nuk do të rishikohet”, theksoi presidenti bullgar.

Ai gjithashtu theksoi se Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017, si dhe me marrëveshjet e tjera ndërkombëtare që Maqedonia i ka nënshkruar.

Kryetarja e sapozgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë detyrën dy ditë më parë pas dhënies së betimit në Kuvend.

Derisa kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, lexonte deklaratën solemne me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit, nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedoni e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës, por e përdori vetëm emrin “Maqedoni”.

Ajo madje që në fushatën parazgjedhore kishte sqaruar që do të mundohet të shmang emrin e ri zyrtar të shtetit, për çka kishte reaguar edhe pala greke. Ky hap i Siljanovskës dhe i partisë nga e cila ajo u mbështet, VMRO-DPMNE, ka hasur në reagim të ashpër të Greqisë dhe opinionit ndërkombëtar, duke ia kujtuar se vendi duhet ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, nëse dëshiron të ecë përpara në rrugën eurointegruese.

Kjo situatë, mund t’i hapte vendit probleme të mëtejshme me Bullgarinë, me të cilën edhe ashtu ka marrëdhënie herë pas here të tensionuara.

Megjithatë pas reagimit të opinionit vendas dhe ndërkombëtar, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova përmes një kumtese për media tha do t’i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues.

Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2027 socialdemokratët qeverisës arritën një marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe me këtë edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 11:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?