IRI: 90% e qytetarëve theksojnë se vendi ka problem serioz me korrupsionin

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:09

IRI: 90% e qytetarëve theksojnë se vendi ka problem serioz me korrupsionin

Nëse sot do të mbahej referendum për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, 68% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të votonin “për”, ndërsa 13% “kundër”. Këtë e tregon anketa e fundit e IRI-t e realizuar në periudhën prej 2 shkurt deri më 5 mars të këtij viti, në vendet e Ballkanit Perëndimor. 79% e të anketuarve vlerësojnë se anëtarësimi i vendit në BE është pozitiv, megjithatë 47% prej tyre kanë deklaruar se BE-ja nuk është serioze në synimin e saj për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

Anketa, e cila është realizuar në periudhën para mbajtjes së zgjedhjeve të prillit dhe majit, nxjerr në pah edhe shqetësimin e qytetarëve për drejtimin e shtetit. Madje, 78% prej 1.220 të anketuarve kanë deklaruar se shteti po shkon në drejtim të gabuar.

Shumica e qytetarëve, madje 90% theksojnë se vendi ka problem serioz me korrupsionin, ndërkaq për këtë, fajtor është politika dhe gjyqësori.

Ndër më të korruptuarit, sipas 26% e të anketuarve janë partitë politike dhe lidershipi i tyre, ndërkaq sipas 23% e të anketuarve janë përfaqësuesit e gjyqësorit.

Në pjesën e mediave, 11% e qytetarëve kanë deklaruar se janë shumë të lira, 42% disi të lira, ndërkaq 44% kanë deklaruar mendim të kundërt.

Mbi gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se mediat në vend janë të lira dhe të pavarura.

Sipas anketës së qytetarëve në nivel kombëtar, Alsat është vlerësuar si një ndër mediat më të besueshme për t’u informuar për çështjet politike, respektivisht televizioni i tretë pas Sitelit dhe Kanal 5. Televizion Alsat si burim të besueshëm e konsiderojnë 9 për qind e të anketuarve, Kanal 5 10 për qind ndërsa Sitelin 23 për qind. Më poshtë renditen Alfa dhe Telma. //Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?