Ministri Durmishi: Shporta konsumatore në gusht arriti 58.475 denarë

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Tetor, 2026 17:59

Ministri Durmishi: Shporta konsumatore në gusht arriti 58.475 denarë

Një familje me katër anëtarë në gusht kishte nevojë për 58,475 denarë për shpenzime minimale, njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Ata kishin nevojë për 21,132 denarë për ushqim dhe pije, dhe 1,429 denarë për shërbime shëndetësore. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi sot në një konferencë për shtyp shportën konsumatore të llogaritur nga Ministria, e cila tha se bazohet në të dhëna nga institucionet përkatëse.


“Për llogaritjen përdoren të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës, çmimet e produkteve në tetë qytete, të dhënat nga 23 tregje të frutave dhe perimeve, si dhe çmimet e produkteve ushqimore më të shitura në pesë zinxhirët më të mëdhenj tregtarë dhe tre zinxhirët rajonalë tregtarë”, tha Durmishi.

Ai thotë se krahasuar me korrikun, shporta konsumatore në gusht është rritur vetëm me 29 denarë, ndërsa shpenzimet për ushqim dhe pije janë ulur me 255 denarë.

Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta arrinte në 56.381 denarë, në gusht ajo ishte më e lartë për afërsisht 2.095 denarë, ose 3,7 për qind.

Durmishi thotë se bëhet fjalë për metodologji të ndryshme në lidhje me shportën konsumatore të sindikatës e cila për muajin e njejtë llogarit shpenzimet minimale prej 68.676 denarësh dhe se metodologjia e Ministrisë gjurmon konsumin mesatar real të amvisërive.

“Ne i respektojmë sindikatat dhe rolin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Por duhet ta themi qartë se bëhet fjalë për dy metodologji të ndryshme. Nuk duam të hyjmë në një garë se kush ka shportë më të lartë apo më të ulët. Qëllimi ynë nuk është të minimizojmë shpenzimet e qytetarëve, por të sigurojmë një pasqyrë objektive dhe transparente të konsumit”, porositi Durmishi.

Llogaritja e Ministrisë së Ekonomisë mori në konsideratë edhe të dhënat nga Regjistrimi i fundit i popullsisë, sipas të cilit 95 përqind e popullsisë jeton në shtëpinë e tyre.

Metodologjia e re do të rishikohet në seancën e re të Këshillit Ekonomik dhe Social të planifikuar për datën 19 të këtij muaji.

Sipas njoftimeve, në të do të diskutohet edhe paga minimale, por Ministria pohon se rritja duhet të arrihet me marrëveshje nga sindikatat dhe punëdhënësit.

21

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Tetor, 2026 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
21

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut