Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u ka kërkuar lojtarëve të tij kujdes dhe përqendrim maksimal para ndeshjes si mysafir ndaj Galatasarayt.
Sipas gazetës spanjolle Diario SPORT, tekniku gjerman u ka bërë të qartë futbollistëve se kjo përballje nuk duhet nënvlerësuar, duke u paralajmëruar se sfida në Stamboll mund të jetë po aq e vështirë sa ajo ndaj Paris Saint-Germainit.
“Kjo ndeshje nuk është më e lehtë se përballja me PSG-në”, raportohet t’u ketë thënë Flick lojtarëve të tij.
Trajneri i Barcelonës kërkon që skuadra të jetë e përqendruar gjatë gjithë takimit dhe të mos shpërqendrohet nga atmosfera në stadiumin e Galatasarayt.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Tetor, 2026 22:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.