Real Madridi ka marrë një përgjigje negative për ankesën kundër pezullimit të Vinícius Júnior. Komiteti i Apelit i RFEF-së ka konfirmuar dënimin prej katër ndeshjesh për sulmuesin brazilian.
Si pasojë, Vinícius pritet të mungojë në ndeshjet e La Ligës kundër Sevillas, Barcelonës, Racing Santanderit dhe Valencias, përfshirë edhe El Clásicon e 25 tetorit.
Dënimi erdhi pas përjashtimit të tij në ndeshjen ndaj Villarrealit, për tërheqjen e flokëve të kundërshtarit Nathan Saliba dhe protestat ndaj gjyqtarit pas kartonit të kuq.
Real Madridi nuk do të ndalet këtu dhe do t’i drejtohet Gjykatës Administrative të Sportit (TAD), në përpjekje për ta ulur pezullimin. Deri në një vendim të ri, dënimi prej katër ndeshjesh mbetet në fuqi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Tetor, 2026 23:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.