Fryrja e barkut ju shqetëson? 7 këshilla të thjeshta për ta lehtësuar
Fryrja e barkut është një shqetësim i zakonshëm që mund të shkaktohet nga grumbullimi i gazrave në zorrë, kapsllëku, intoleranca ndaj disa ushqimeve ose mënyra e të ushqyerit. Për fat të mirë, disa ndryshime të thjeshta në përditshmëri mund të ndihmojnë në lehtësimin e saj.
Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:
- Pini mjaftueshëm ujë: Hidratimi ndihmon funksionimin e sistemit tretës, veçanërisht në rastet e kapsllëkut.
- Konsumoni vakte më të vogla: Shmangni vaktet shumë të mëdha dhe të rënda.
- Përtypuni ngadalë: Të ngrënit me nxitim mund të bëjë që të gëlltisni më shumë ajër.
- Kushtojuni vëmendje ushqimeve që shkaktojnë gazra: Fasulet, lakra, brokoli dhe disa produkte të qumështit mund të shkaktojnë fryrje te disa persona.
- Kufizoni pijet e gazuara: Ato mund të shtojnë grumbullimin e gazrave në aparatin tretës.
- Përfshini fibra në dietë: Fibrat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut, por shtojini gradualisht, pasi sasitë e mëdha të marra menjëherë mund ta shtojnë fryrjen.
- Bëni aktivitet fizik: Një shëtitje pas ushqimit mund të ndihmojë tretjen.
Këto masa mund të ndihmojnë, por jo çdo ushqim ndikon njësoj te të gjithë. Mbani shënim se cilat ushqime ju shkaktojnë shqetësime dhe përshtatni dietën sipas nevojave tuaja.
Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore? Nëse fryrja përsëritet shpesh, nuk largohet ose shoqërohet me humbje të pashpjegueshme të peshës, gjak në jashtëqitje, të vjella apo dhimbje të forta, konsultohuni me mjekun.
Flaka













