Arbitrat e La Ligës do të shpjegojnë vendimet e tyre pas çdo ndeshjeje

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Tetor, 2026 19:17

Arbitrat e La Ligës do të shpjegojnë vendimet e tyre pas çdo ndeshjeje

Arbitrat e La Ligës do të japin shpjegime për vendimet e tyre pas përfundimit të çdo ndeshjeje, duke nisur nga kjo fundjavë.

Sipas raportimit të gazetës spanjolle AS, gjyqtarët do t’u përgjigjen pyetjeve të transmetuesve televizivë menjëherë pas përfundimit të takimeve, duke sqaruar vendimet e marra gjatë ndeshjes.

Kjo nismë, e përgatitur prej muajsh nga Komiteti Teknik i Arbitrimit, do të nisë nga java e 11-të e kampionatit.

Gjithashtu, La Liga ka ndarë 500 mijë euro për t’u shpërndarë si bonus për përmbajtjen audiovizuale të lidhur me këtë iniciativë.

Megjithatë, ka një detaj të rëndësishëm: intervistat nuk do të zhvillohen pas çdo ndeshjeje. Sipas raportimeve, DAZN dhe Movistar+ do të kenë mundësi të intervistojnë nga një arbitër për çdo xhiro, pra do të përfshihen vetëm dy ndeshje në javë.

Flaka

70

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Tetor, 2026 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
70

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut