Mexhiti dhe Kasami urojnë Arkin Jahijin, liderët e VLEN-it bëjnë thirrje për tejkalimin e ndasive pas zgjedhjeve në Bërvenicë

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Nëntor, 2026 14:40

Mexhiti dhe Kasami urojnë Arkin Jahijin, liderët e VLEN-it bëjnë thirrje për tejkalimin e ndasive pas zgjedhjeve në Bërvenicë

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Komunën e Bërvenicës, dy nga drejtuesit e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë reaguar publikisht, duke përcjellë mesazhe për respektimin e vullnetit të qytetarëve, tejkalimin e përplasjeve politike dhe bashkëpunimin në interes të të gjithë banorëve.

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, përmes një postimi publik bëri thirrje që pas zgjedhjeve të ulen tensionet dhe të tejkalohet retorika polarizuese që shoqëroi fushatën.

“Zgjedhjet mbaruan. Sot Bërvenica ka kryetar komune, ndërsa jeta vazhdon dhe të gjithë ne u kthehemi obligimeve tona”, shkroi Mexhiti.

Ai deklaratat nxitëse gjatë fushatës i cilësoi si “folklor parazgjedhor”, duke shtuar se edhe retorika polarizuese pas zgjedhjeve duhet të mbetet pjesë e së kaluarës. Sipas tij, vota është shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve dhe asnjë subjekt politik nuk mund ta konsiderojë atë pronë të vetën.

“Votat janë shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve dhe askush nuk i ka në pronësi ato. Në politikë, pozicionimi kundër të gjithëve nuk është strategji që çon drejt suksesit, por një qasje që herët a vonë prodhon zhgënjim”, theksoi Mexhiti.

Në reagimin e tij, ai u ndal edhe te raportet ndëretnike, duke vlerësuar se ndarja e qytetarëve në “ne” dhe “ata” rrezikon të krijojë pabarazi dhe përjashtim. Mexhiti theksoi se dialogu dhe bashkëpunimi janë parakushte për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike.

“Në demokracitë multietnike nuk guxon të ekzistojë ndarje në ‘ne’ dhe ‘ata’, sepse kjo implikon pabarazi dhe tendenca për të suprimuar tjetrin. Dialogu dhe bashkëpunimi në çdo shoqëri janë imperativ dhe parakusht për funksionim të mirëfilltë”, shkroi ai.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar Arkin Jahijin për marrjen e drejtimit të Komunës së Bërvenicës, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm dhe duke e porositur që të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallim partie, feje apo përkatësie etnike.

“Kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahijit, i uroj mandat të suksesshëm dhe të mbarë. Ai duhet t’u qëndrojë besnik premtimeve parazgjedhore dhe të punojë për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie partiake, feje apo etnie”, deklaroi Kasami.

Ai theksoi se rezultati zgjedhor duhet respektuar, pavarësisht motiveve që kanë ndikuar te votuesit.

“Qytetari ka gjithmonë të drejtë, pavarësisht motiveve me të cilat gjykon. Kjo duhet respektuar”, u shpreh Kasami.

Kasami, gjithashtu, garantoi se koalicioni qeverisës do të jetë pranë Komunës së Bërvenicës për projektet dhe nevojat që janë në kompetencë të institucioneve qendrore.

“Si koalicion qeverisës, jemi pranë qytetarëve të Bërvenicës për të gjitha nevojat në kompetencë të Qeverisë”, theksoi ai, duke e përmbyllur mesazhin me zotimin: “Vazhdojmë me punë për të gjithë qytetarët pa dallim!”

Reagimet e dy liderëve të VLEN-it vijnë pas zgjedhjeve në Bërvenicë, në të cilat Arkin Jahiji mori drejtimin e komunës. Mesazhet e tyre vendosin theksin te respektimi i rezultatit zgjedhor, përgjegjësia e udhëheqjes së re dhe nevoja për bashkëpunim pas një fushate të shoqëruar me përplasje politike. /Flaka/

10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Nëntor, 2026 14:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut