BDI: Alta Banka: Sa mjete publike janë ekspozuar ndaj rrezikut financiar?

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2026 10:27

BDI: Alta Banka: Sa mjete publike janë ekspozuar ndaj rrezikut financiar?

Kumtesë integrale nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI:

Rasti i Alta Bankës ngre pyetje që shkojnë shumë përtej problemeve të një banke. Bëhet fjalë për menaxhimin e mjeteve publike, sigurinë financiare të institucioneve publike dhe lidhjen e mundshme ndërmjet vendimeve politike dhe interesave bankare.

Fakti që Banka Popullore u detyrua të vendosë administrim të përkohshëm dhe kufizime në disponimin e mjeteve, ndërkohë që institucionet dhe ndërmarrjet publike përballen me pasiguri lidhur me funksionimin e tyre financiar, kërkon një hetim të menjëhershëm dhe të thelluar institucional.

Veçanërisht shqetësuese është pyetja se sa mjete publike gjenden në Alta Banka dhe mbi bazën e cilave kritere institucionet dhe ndërmarrjet publike kanë vendosur t’i shfrytëzojnë shërbimet e saj.

Kush i ka marrë këto vendime, kush i ka miratuar dhe kush e ka vlerësuar rrezikun financiar ndaj të cilit janë ekspozuar mjetet publike?

A ka qenë përzgjedhja e bankës rezultat i vlerësimeve të pavarura financiare dhe procedurave transparente, apo ka pasur ndikim politik në vendimmarrjen e institucioneve?

A janë analizuar rreziqet që lidhen me strukturën e pronësisë së bankës? A ka pasur paralajmërime dhe, nëse po, kush i ka pranuar ato dhe si ka vepruar?

Këto pyetje bëhen edhe më serioze pas informacioneve për procedurat ndaj pronarit të bankës amë në Serbi dhe dyshimeve për keqpërdorime financiare që janë objekt hetimi atje.

Prandaj, kërkojmë nga Qeveria dhe Ministria e Financave që të publikojnë një pasqyrë të plotë të të gjitha institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve publike dhe subjekteve të tjera nën kontrollin shtetëror që kanë pasur mjete në Alta Banka, duke përfshirë shumat e sakta, datat e hapjes së llogarive, bazën ligjore dhe personat përgjegjës për marrjen e vendimeve.

Njëkohësisht, Banka Popullore duhet të japë sqarime për procedurat e mbikëqyrjes dhe vlerësimet e rrezikut, veçanërisht në lidhje me ndryshimet në strukturën e pronësisë dhe zhvillimet financiare në bankën amë.

Presim që Prokuroria Publike, në kuadër të kompetencave të saj, të hetojë nëse gjatë orientimit të mjeteve publike ka pasur ndikime të paligjshme, keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi apo veprime të tjera të kundërligjshme.

Çështja tashmë nuk është vetëm se çfarë do të ndodhë me Alta Bankën. Çështja është nëse shteti e di sa para publike janë ekspozuar ndaj rrezikut, si kanë përfunduar ato aty dhe kush e ka pasur për detyrë t’i mbrojë.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen plotësisht, institucionet kanë detyrim t’i sigurojnë këto informacione, ndërsa përgjegjësia eventuale duhet të përcaktohet në bazë të dokumenteve dhe fakteve.

Në sistemin financiar, besimi ndërtohet përmes mbikëqyrjes, transparencës dhe përgjegjësisë. Pikërisht për këtë arsye, rasti i Alta Bankës kërkon llogaridhënie publike në të gjitha nivelet, nga ata që i kanë marrë vendimet deri tek ata që kanë qenë përgjegjës për kontrollin e rrezikut.

10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2026 10:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut