Slaveski: Përgatitet pagesa e pensioneve për 3.500 pensionistë pa kartela, mundësi për tërheqje deri në 20.000 denarë

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2026 11:58

Slaveski: Përgatitet pagesa e pensioneve për 3.500 pensionistë pa kartela, mundësi për tërheqje deri në 20.000 denarë

Banka Popullore po përgatit një zgjidhje të veçantë për pagesën e pensioneve të rreth 3.500 pensionistëve që i marrin pensionet përmes ALTA Bankës SHA Manastir, por që nuk posedojnë kartela pagesore.

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Slaveski, në një intervistë për emisionin „Top Tema“ në televizionin Telma, bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia që këta pensionistë të mund të tërheqin një shumë deri në 20.000 denarë në sportelet e bankës, me një tërheqje të vetme.

„Nga gjithsej 11.500 pensionistë që marrin pension përmes bankës, rreth 3.500 nuk kanë kartela pagesore. Për ta po përgatisim një zgjidhje të veçantë për pagesë në sportel. Qëllimi është t’u mundësojmë qasje më të lehtë në mjetet e tyre, ndërsa opinioni do të informohet sapo të përcaktohen të gjitha detajet e nevojshme“, deklaroi Slaveski.

Sipas tij, mundësia e tërheqjes së njëhershme deri në 20.000 denarë po shqyrtohet vetëm për pensionistët që nuk kanë kartela, në mënyrë që të shmangen vizitat e përsëritura në sportelet e bankës.

Kërkohen zgjidhje edhe për kompanitë

Banka Popullore po shqyrton gjithashtu mundësitë për të lehtësuar funksionimin e kompanive që kanë mjete financiare në llogaritë e tyre në ALTA Bankë, por që duhet të paguajnë pagat e punonjësve, tatimet dhe kontributet.

Sipas masave aktuale, personat juridikë mund të kryejnë pagesa të brendshme brenda bankës, drejt llogarive të personave të tjerë juridikë dhe fizikë, pa kufizim të shumës. Ndërkaq, transferet e mjeteve jashtë bankës janë përkohësisht të kufizuara.

„Banka Popullore po shqyrton edhe zgjidhjet e mundshme për kompanitë që kanë mjete në llogaritë e bankës dhe duhet të paguajnë pagat e punonjësve, si dhe detyrimet për tatime dhe kontribute, duke pasur parasysh se afati ligjor për pagesën e tyre është deri më 15 të muajit“, theksoi guvernatori.

Aksionet mund të ofrohen në Bursën e Maqedonisë

Sa i përket hapave të mëtejshëm për zgjidhjen e situatës në ALTA Bankën, Slaveski bëri të ditur se Banka Popullore i ka dërguar njoftim rregullatorit kompetent në Serbi, duke kërkuar që brenda tre ditësh të deklarohet nëse ALTA Banka SHA Beograd do t’i ofrojë për shitje aksionet që zotëron në ALTA Bankën SHA Manastir.

Megjithatë, guvernatori paralajmëroi se edhe nëse nuk merret përgjigje nga rregullatori serb, pas kalimit të dhjetë ditëve Banka Popullore do t’i ofrojë aksionet e bankës në Bursën e Maqedonisë.

„Ekziston interes nga disa investitorë potencialë, nga vendi dhe jashtë tij, për marrjen e aksioneve të bankës. Procedura eventuale e shitjes do të zhvillohet në përputhje me legjislacionin dhe kompetencat e Bankës Popullore“, deklaroi Slaveski.

Ai theksoi se synimi është të gjendet një investitor i përshtatshëm, i cili do t’i plotësojë kriteret ligjore dhe mbikëqyrëse për marrjen e pjesëmarrjes së kualifikuar dhe do të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të bankës.

Ndërkohë, Banka Popullore vazhdon të zbatojë administrimin e përkohshëm në ALTA Bankën, si masë mbrojtëse që mund të zgjasë deri në tre muaj. Ekipi i saj është i pranishëm në bankë dhe monitoron vazhdimisht gjendjen, funksionimin e shërbimeve bankare dhe bankomatëve.

Slaveski nënvizoi se afatet për hapat e ardhshëm janë të shkurtra dhe se Banka Popullore do të vazhdojë të ndërmarrë masa brenda kompetencave të saj ligjore, me qëllim mbrojtjen e interesave të klientëve dhe ruajtjen e stabilitetit të sistemit bankar. Gazeta Flaka

10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Nëntor, 2026 11:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut