Muftinia e Gostivarit merr pjesë në promovimin e veprës akademike të profesorit Recep Şentürk
Muftinia e Gostivarit ka marrë pjesë në një aktivitet akademik të organizuar më 3 nëntor 2026, me rastin e promovimit të veprës „Adamija: Unë jam, prandaj kam të drejta dhe detyrime“, të autorit prof. dr. Recep Şentürk, dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Universitetin Hamad bin Khalifa të Katarit.
Në këtë veprimtari, Muftinia e Gostivarit u përfaqësua nga referenti për Shkencë dhe Kulturë, Mr. Eljesa Asani, i cili gjithashtu hapi programin me lexim të ajeteve kur’anore. Ai ishte i shoqëruar nga imamët Mr. Suhejb ef. Alili dhe Muhammed ef. Nuredini.
Pjesëmarrja e Muftinisë u realizua me ftesë të dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, prof. dr. Abdylxhemil ef. Nesimi.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame dhe Institutit „Konak“, duke bashkuar në një ambient akademik përfaqësues të institucioneve fetare, myftinj, drejtorë nga Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame, si dhe studiues e studentë.
Vepra e prof. dr. Recep Şentürk trajton raportin ndërmjet qenies njerëzore, të drejtave dhe detyrimeve, duke sjellë në vëmendje dimensionin filozofik dhe etik të përgjegjësisë njerëzore.
Pjesëmarrja në këtë promovim shënon një tjetër angazhim të Muftinisë së Gostivarit në aktivitetet akademike dhe kulturore, si dhe në bashkëpunimin me institucionet e arsimit të lartë islam. Gostivari Sot











