Komiteti i Arbitrave pranon gabimin, penalltia e akorduar ndaj Mbappé nuk duhej të jepej

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Nëntor, 2026 19:39

Komiteti i Arbitrave pranon gabimin, penalltia e akorduar ndaj Mbappé nuk duhej të jepej

Komiteti Teknik i Arbitrave në Spanjë (CTA) ka pranuar se penalltia e akorduar në favor të Real Madridit pas kontaktit ndaj Kylian Mbappé në ndeshjen kundër Racing Santander ishte vendim i gabuar.

Në analizën e publikuar në emisionin „Tiempo de Revisión“, CTA ka vlerësuar se ndërhyrja e Matteo Pratit ndaj sulmuesit francez nuk përbënte faull për penallti.

Sipas komitetit, lojtari i Racing Santander vendosi krahun përpara Mbappé, por pa ushtruar forcë të mjaftueshme për të shkaktuar rrëzimin e tij.

„Nuk është penallti. Gabim i qartë dhe i dukshëm i gjyqtarit. VAR-i duhej të ndërhynte“, ishte përfundimi i CTA-së.

Kështu, institucioni i arbitrimit në Spanjë ka pranuar se Real Madridi nuk duhej të përfitonte nga ajo penallti, e cila i dha avantazhin në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Racing Santander.

Flaka

12

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Nëntor, 2026 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
12

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut