Luis Enrique e ka marrë jashtëzakonisht seriozisht misionin e tij te Paris Saint-Germaini, ndërsa përkushtimi i trajnerit spanjoll është zbuluar nga presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi.
Sipas Al-Khelaifit, Enrique ka qëndruar për tetë muaj në qendrën stërvitore të PSG-së, ku punonte çdo ditë nga ora 08:00 deri në 21:00, pa u kthyer në shtëpi.
“Ne i kërkuam të dilte pak jashtë për të ndryshuar ambient, por ai është i fiksuar pas futbollit. E gjithë jeta e tij është futbolli. Madje, filluam të shqetësoheshim për të”, tregoi presidenti i PSG-së.
Al-Khelaifi vlerësoi lart punën e trajnerit spanjoll, duke e cilësuar si suksesin më të madh të karrierës së tij.
Puna e Enrique ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme: PSG-ja fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2025 dhe e mbrojti titullin edhe në vitin 2026, duke u bërë skuadra e dytë në epokën moderne të këtij kompeticioni që triumfon në dy sezone radhazi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Nëntor, 2026 20:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.