Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 19:25

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Grupet e punës mes koalicionit të drejtuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicionit VLEN janë kompletuar dhe do të takohen gjatë ditëve të ardhshme për të vazhduar negociatat që i paraprijnë një marrëveshje eventuale për qeverinë e re. Përbërja e tyre është në nivel të nënkryetarëve të partive dhe sekretarëve të përgjithshëm.

Burime të Alsat brenda grupeve të punës thonë se për momentin palët analizojnë programet e njëra tjetrës për të gjetur pikat mbi të cilat do të mund të formojnë programin eventual të qeverisë së ardhshme.

Çështjet që do të diskutohen të parat në tavolinën e negociatave janë sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, shëndetësia dhe inovacioni.

Negociatat mes palëve filluan të shtunën, me një takim mes liderëve të VLEN dhe kreut të VMRO-DPMNE-së. Pas takimit ata shkurt deklaruan se negociatat shkojnë në drejtim të duhur. Megjithatë, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka deklaruar paraprakisht se fillimisht synon të marrë 61 deputetë, duke aluduar në përvetësimin e deputetëve nga parti të tjera. Më pas, ai tha se beson që deri në fund të qershorit të formohet edhe qeveria e re.

Mickoski nuk ka përjashtuar mundësinë që të ftojë në negociata edhe partin e Maksim Dimitrievskit “ZNAM” kurse më e distancuar politikisht, por pa e përjashtuar kategorikisht bashkëpunimin, është me partinë e Dimitar Apasievit “E Majta”. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?