Krevat i improvizuar dhe thikë kuzhine pranë shtëpisë së Kacarskës

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 19:29

Krevat i improvizuar dhe thikë kuzhine pranë shtëpisë së Kacarskës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Katsarska ka denoncuar në polici kërcënim të sigurisë. Ajo gjeti krevat të improvizuar dhe thikë kuzhine në vendin e parkimit pranë shtëpisë së saj. Policia ka konfirmuar se për ngjarjen është njoftuar menjëherë Prokuroria.

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese bëri të ditur se Kacarska më herët ka pasur kërcënime të cilat ka vendosur të mos i paraqesë në polici. Gjykata Kushtetuese u bëri thirrje autoriteteve që të zbardhin rastin dhe të përcaktojnë nëse ka qenë rastësi, apo kërcënim. Gjykata nuk ka dhënë përgjigje nëse ngjarja mund të lidhet me veturën e djegur të drejtorit të burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski, duke pasur parasysh faktin se më parë ka punuar si porotë. Së bashku me Kacarskën ai ka gjykuar në rastin “27 Prilli” dhe rastet tjera të iniciuara nga PSP-ja e atëhershme.

“Në rrjetet sociale ka kërcënime në adresë të saj personalisht, të cilat janë ende të disponueshme dhe besoj se edhe ato do të kontrollohen, por kryetarja nuk ka dashur të reagojë për asnjë nga incidentet deri dje kur në pronën e saj personale është gjetur thikë”, deklaroi Hristina Belovska – zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 19:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?