Maqedonia në fazën e dytë për politikat familjare

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:05

Maqedonia në fazën e dytë për politikat familjare

Sipas drejtorit të Agjencisë austriake për zhvillim (ADA), Fridrif Stift, qëllimi përfundimtar është fuqizimi i grave në një mënyrë që u mundëson ta kenë karrierën që duan pa pasur nevojë të bëjnë kompromis lidhur me krijimin e familjes

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë tre vendet nga Ballkani Perëndimor që përfshihen në fazën e dytë të programit “Zgjerim i zgjedhjes” i UNFPA – Fondi i popullatës i Kombeve të Bashkuara dhe Agjencia austriake për zhvillim (ADA), informoi sot UNFPA. Programi, me një vlerë totale prej 2,2 milionë euro, ofron mbështetje për qeveritë dhe sektorin privat për tre vjet për të forcuar politikat e përgjegjshme gjinore për familjen dhe për të promovuar vende të punës. Programi është krijuar për të mbështetur qeveritë në mungesën e prindit nga vendi i punës dhe politika të tjera familjare, në një mënyrë që do të përfitojnë si gratë ashtu edhe burrat, ndërsa i mbështet edhe kompanitë private në krjimin e vendeve të punës të përshtatura në familjen që i kanë parasysh nevojat konkrete të grave. “Me politika familjare më të forta dhe më të përgjegjshme dhe numër më të madh të vendeve të punës të përshtatura ndaj familjes, gratë dhe burrat balancojë më lehtë punën dhe përgjegjësitë për kujdes, me çka forcohet familjet, rritet barazia, u mundësohet sa më shumë grave të punësohen, stimulohen ekonomitë, ndërsa vendet sigurojnë një pozitë më të mirë në përballjen me ndryshimet demografike”, thotë drejtoresha e Zyrës rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore, Florenc Bauer.

Sipas drejtorit të Agjencisë austriake për zhvillim (ADA), Fridrif Stift, qëllimi përfundimtar është fuqizimi i grave në një mënyrë që u mundëson ta kenë karrierën që duan pa pasur nevojë të bëjnë kompromis lidhur me krijimin e familjes.

“Gratë vazhdojnë ta mbajnë pjesën më të madhe të barrës që lidhet me kujdesin dhe punën e papaguar në shtëpi, gjë që e vështirëson përfshirjen e tyre dhe qëndrimin në marrëdhënie pune. Njëkohësisht, gratë përballen me sfidën për të krijuar familje dhe për të pasur numrin e dëshiruar të fëmijëve pa pasur nevojë të largohen nga vendi i punës. Si rezultat i kësaj, shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Ballkanin Perëndimor është e ulët, mes 16,5 dhe 52 për qind – dukshëm më e ulët se ajo e burrave. Ndërsa, shkalla e fertilitetit në rajon lëviz mes 1,3 dhe 1,5 fëmijë për grua, që është shumë më poshtë se dy ose më shumë fëmijë që njerëzit mesatarisht thonë se duan”, theksohet në kumtesën e UNFPA-së.

Pritet rezultatet e programit të kontribuojnë në zgjerimin e mundësive të grave dhe për barazinë hjinore. duke i përmirësuar performancat ekonomike dhe duke forcuar qëndrueshmërinë e vendeve ndaj ndryshimeve demografike. Që nga faza e parë e programit, e cila përfundoi në vitin 2023, tashmë kanë rezultuar disa ndryshime konkrete ligjore lidhur me mungesën familjare nga vendi i punës dhe kujdesi për fëmijët në nivel shtetëror, mobilizimi i rreth 20 firmave lidere dhe 13.000 persona të punësuar dhe familjet e tyre që përfitojë nga më shumë vende pune të përshtatura ndaj familjes. (koha.mk)

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 20:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?