Biden dhe Trump pajtohen për dy debate zgjedhore

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 22:32

Biden dhe Trump pajtohen për dy debate zgjedhore

Presidenti i amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump, janë pajtuar të mërkurën për t’i mbajtur dy debate zgjedhore në qershor dhe në shtator.

I pari do të mbahet më 27 qershor në televizionin CNN, ndërsa i dyti më 10 shtator në transmetuesin ABC.

Marrëveshja e shpejtë mes tyre vjen pasi Biden, demokrat, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debate zgjedhore që sponsorizohen nga komisionin jopartiak, i cili ka më shumë se tre dekada që i organizon ato.

Fushata e Bidenit propozoi që debatet mes tij dhe kandidatit të supozuar republikan të organizohen drejtpërdrejt nga mediat, dhe që debati i parë të mbahet në fund të qershorit dhe i dyti në shtator.

Trumpi tha në rrjetin e vet social, Truth Social, se është i “gatshëm dhe dakord për debat” me Bidenin në kohët e propozuara.

Disa orë më vonë, Biden tha se e ka pranuar ftesën e CNN-it për një debat më 27 qershor, duke shtuar: “Urdhëro, Donald. Siç thatë: kudo, në çfarëdo kohe, në çfarëdo vendi”.

Trumpi tha për Fox News Digital se e ka pranuar ftesën: “Do të jem aty”.

Por, palët duket se kanë mospajtime të mëdha rreth çështjeve kyçe për mënyrën e organizimit të debateve, përfshirë rreth pajtimit për moderatorët dhe rregullat. Çështje të tilla e kishin nxitur krijimin e komisionit për debatet presidenciale më 1987.

Fushata e Bidenit kishte propozuar përjashtimin e kandidatëve të palës së tretë, siç është Robert F. Kennedy Jr., nga debatet. Sipas rregullave të komisionit të debateve, Kenney apo kandidatët e tjerë të palës së tretë, mund të kualifikohen nëse sigurojnë qasje të mjaftueshme në fletëvotime për t’i fituar 270 vota elektorale dhe nëse marrin 15 për qind apo më shumë në sondazhe kombëtare.

CNN tha se debati do të mbahet në Atlanta dhe se “nuk do të ketë audiencë”. Transmetuesi amerikan tha se Kennedy apo ndonjë kandidat tjetër mund të marrë pjesë nëse i plotëson kërkesat e ngjashme me ato të komisionit.

Trump kishte shprehur dëshirën për debat me audiencë të madhe.

Biden dhe Trump kanë shkëmbyer komente në rrjetet sociale në lidhje me debatin e fundit mes vete para zgjedhjeve presidenciale më 2020, secili duke pretenduar fitoren.

“Donald Trump i humbi dy debate kundër meje më 2020, prej atëherë, ai nuk është shfaqur për debat”, tha Biden në një postim në rrjetin social X. “Tani, ai po sillet sikur dëshiron përsëri debat. Epo, më bëj të lumtur, mik”.

Trump, në anën tjetër, tha se Biden është “debutuesi më i dobët me të cilin jam përballur ndonjëherë. Ai nuk mund t’i lidhë dy fjalë bashkë”./REL

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Maj, 2024 22:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?