Si në BE, edhe te ne: Çmimet e banesave rriten më shpejt se të ardhurat

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2026 10:26

Si në BE, edhe te ne: Çmimet e banesave rriten më shpejt se të ardhurat

Blerja e një banese në Bashkimin Evropian është bërë dukshëm më pak e përballueshme gjatë dekadës së fundit, pasi çmimet e pronave të paluajtshme janë rritur me ritëm më të shpejtë sesa të ardhurat e familjeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në periudhën 2015–2025, në 17 shtete anëtare të BE-së është thelluar hendeku ndërmjet çmimeve të banesave dhe të ardhurave të familjeve.

Treguesi që krahason lëvizjen e çmimeve të banesave me të ardhurat bruto të disponueshme të familjeve për banor, në nivel të Bashkimit Evropian ka shënuar rritje prej 6,8 për qind.

Dallimi më i madh ndërmjet rritjes së çmimeve të banesave dhe të ardhurave është regjistruar në Portugali, ku ky tregues është rritur për 60,8 për qind.

Rritje të konsiderueshme janë shënuar edhe në Holandë, me 34,3 për qind, Hungari me 26,5 për qind, Çeki me 25,8 për qind dhe Spanjë me 24,5 për qind.

Në anën tjetër, në dhjetë shtete anëtare të BE-së ky tregues ka shënuar rënie, që nënkupton një përmirësim relativ të raportit ndërmjet çmimeve të banesave dhe të ardhurave të familjeve.

Rënia më e madhe është regjistruar në Rumani, me 42,8 për qind, dhe në Finlandë, me 25,2 për qind.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se për shumë qytetarë evropianë, rritja e të ardhurave nuk ka arritur të ndjekë ritmin e shtrenjtimit të tregut të banesave, duke e bërë pronësinë e një apartamenti gjithnjë e më të vështirë. Gazeta Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Nëntor, 2026 10:26
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“