Grupet e punës mes VMRO-së dhe VLEN-it i filluan takimet për bashkëqeverisje

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:18

Grupet e punës mes VMRO-së dhe VLEN-it i filluan takimet për bashkëqeverisje

Grupet e punës mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN filluan takimet për arritjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes. Takimi i parë u zhvillua në selinë e VMRO-DPMNE-së, ku koalicioni VLEN u përfaqësua nga ekipi në të cilin të gjitha partitë kanë deleguar njerëz. Ekipin negociues të VLEN e përbejnë: Azir Aliu, Visar Ganiu, Adnan Azizi dhe Bashkim Murtezi. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja në negociata përfaqësohet nga Aleksandar Nikollovski, Vllado Misajllovski, Gordana Dimitrievska dhe Timço Mucunski. Në një njoftim për media pas përfundimit të takimit u tha se bisedimet do të vazhdojnë.

“Në takim u theksua se është e nevojshme të ruhen përcaktimet programore që morën mbështetje nga qytetarët. Gjatë udhëheqjes së tillë të përbërjes së ardhshme qeveritare të respektohen parimet e dakorduara të veprimit, dinamizimi i fuqishëm i integrimeve në BE, lufta pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit dhe reformat ekonomike për një standard më të lartë jetese. Grupet e punës u dakorduan që bisedimet në frymë pozitive të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme” – Njoftimi i VLEN dhe VMRO.

Megjithatë as VLEN dhe as VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit nuk tregojnë nëse bisedimet kanë arritur në stadin e ndarjes së resorëve apo edhe emrave konkret se kush do të udhëheq me to. Nga të dyja palët thonë se është akoma herët për të arritur në ndarjes resorësh dhe caktim kuadrosh dhe se për marrëveshjen eventuale do të ketë njoftim në kohë.

“Metodologjia e punës dhe dinamika e saj janë temat e sotme. Kur do të filloni me bisedime konkrete për zgjidhje kadrovike? Besoj nga takimi i ardhshëm do të ketë diçka konkrete”, tha Azir Aliu, VLEN.

Negociatat parimore nisën në nivel liderësh fundjavën e kaluar në zyrat e koalicionit VLEN në Sheshin Skënderbeu në Shkup. Përveç VLEN-it, Mickoski gjatë javës ka zhvilluar takime edhe me partnerët e koalicionit parazgjedhor, ndërsa nuk dihet nëse negociatat për shumicën e re i ka zgjeruar edhe me subjekte të tjera ose jo. Për momentin nuk ka informacion nëse partia e ZNAM e Maksim Dimitrievskit është në planet e Mickoskit ose jo. Negociata dhe bisedime të paktën në rrugë zyrtare nuk ka pasur as me BDI-në, për të cilën Mickoski ka deklaruar se është koha të shkojë në opozitë.  Negociatat për Qeverinë e re po zhvillohen në kohën kur Gjykata Administrative po shqyrton ankesat e Frontit Evropian mbi vendimet e KSHZ-së për rivotim në 7 qendra votimi në njësinë 5 dhe 6 zgjedhore. Afati për vendimin mbi ankesat e dorëzuara në Administrative është 48 orë. Gjykata duhet të vendos nëse në Zhelinë, Strugë, Ohër, Krushëve dhe Dollneni do të ketë rivotim ose jo. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?