Varhej: Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:20

Varhej: Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit

Komisioni i ardhshëm Evropian do të jetë komision i Zgjerimit, tha Oliver Varhej para liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, ndjesia e urgjencës për këtë çështje tashmë është rritur dhe Komisioni i ardhshëm do të përfundojë zgjerimin e Unionit, duke përfshirë edhe vendet e rajonit, deri në fund të mandatit të tij. Duke folur për Planin e Rritjes, që peshon gjashtë miliardë euro, Varhej thekson se tashmë ka optimizëm që Ballkani të jetë gati për anëtarësim deri në vitin 2027.

“Nuk do të ketë justifikime, do të përdor terminologjinë ballkanike sepse edhe unë vij nga këtu, nuk ka justifikime që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati deri në vitin 2027 për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Oliver Varhej – Komisioner Evropian për Zgjerim.

Varhej theksoi se është koha për të bërë një hap përpara dhe urdhëroi rajonin të mos humbasë mundësinë për t’u integruar në tregun e përbashkët, përmes keqkuptimeve tradicionale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takimin në Mal të Zi mori pjesë edhe përfaqësuesi i lartë amerikan Xhejms O’Brajan, sipas të cilit kriteret politike do të bëhen më të lehta për t’u zgjidhur nëse vendet hapin tregjet e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe lëvizja e njerëzve dhe mallrave bëhet më e shpejtë dhe më e lirë.

“SHBA-të duan ta shohin Evropën, të plotë, të lirë dhe në paqe. Është interesi ynë për shkak të ekonomisë, qytetarëve dhe sigurisë. Kur ky rajon të bëjë përparim në atë drejtim, është në interesin tonë amerikan dhe ne do të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, u shpreh Xhejms O’Brajan- Ndihmës Sekretar i Shtetit të SHBA-së.

Në takim ishin të pranishëm kryeministri Talat Xhaferi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidentja e Bosnjë-Hercegovinës Borjana Kristo dhe kryeministri malazez Milojko Spajiq. Ata shprehën pritshmërinë e tyre për të qenë pjesë e një tregu më të madh dhe theksuan përkushtimin e tyre ndaj reformave dhe procesit të integrimit evropian. Gjashtë miliardë euro nga BE-ja për rajonin janë të kushtëzuara me zbatimin e reformave, ndërsa për Maqedoninë e Veriut janë ndarë 850 milionë euro. Kësti i parë pritet në shtator. /Alsat.mk

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?