Prioriteti i planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:41

Prioriteti i planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE kanë diskutur për të ardhmen e rajonit në kuadër të Samitit të Kotorit, që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në samit përveç liderëve nga rajoni, marrin pjesë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi e Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i cili tha se prioriteti i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm të qarkullimit të parasë.

JAMES O’BRIEN NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT PËR EVROPËN DHE EUROAZINË

Prioriteti i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është krijimi i një tregu të vetëm të qarkullimit të parasë, zvogëlimi i kostove, lehtësimi i lëvizjes së tregut dhe krijimi i më shumë vendeve të punës. Mesazhet e Planit janë që për secilin pjesëmarrës mesazhi është i qartë, bëni punën tuaj dhe mos kërkoni dikë tjetër të bëjë diçka së pari, në mënyrë që ju të bëni tuajën.”

Nërsa, Oliver Varhelyi tha se plani i rritjes nuk është më një draft, por një udhërrëfyes, i cili është i dobishëm për rajonin përpara se të anëtarësohet në BE.

OLIVER VARHELYI, KOMISIONER I BE-SË PËR ZGJERIMIN DHE FQINJËSINË

Për shkak të planit të rritjes dhe intensitetit të ndihmës nga plani ekonomik dhe investues, agjenda e reformave dhe ndihmës financiare shtesë deri në vitin 2027, Ballkani do të jetë gati ose mund të përgatitet për hyrjen në BE”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vuri theksin te bashkëpunimi i vendeve të rajonit me Bashkimin Europian për tregun e përbashkët financiar.

EDI RAMA KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Na duhet të punojmë mbi mundësinë e planit të rritjes për të përgatitur vetveten për tu integruar në tregun e përbashkët që është shtylla e parë e planit. Ka ardhur koha që rajoni të bëhet pjesë e portofolit dixhital europian. Ne synojmë të jemi gati në 2027, presim që komisioni të finalizojë udhërrëfyesin të kemi një shteg të qartë përpara”.

Kryeministri I Kosovës Albin Kurti tha se për Kosovën plani i rritjes paraqet një mundësi për të çuar më tej integrimin në tregun e përbashkët europian.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Për Kosovën, plani i rritjes paraqet një mundësi për të çuar më tej integrimin në tregun e përbashkët dhe mekanizmat e BE ndërkohë që përshpejtojmë reformat që lidhen me sundimin e ligjit demokratizimin dhe të drejtat themelore. Përgëzojmë miratimin e planit të rritjes sepse përbën një kapitull të ri që duhet orientuar nga meritokracia dhe vlerat”.

Ky takim rajonal që zhvillohet nën logon “Një rajon, vizion i përbashkët”, pason nga takimet e mëparshme të këtij niveli mes liderëve, në Tiranë dhe në Shkup, ku është diskutuar gjerësisht mbi Planin, që synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me vendet e BP.

/SHENJA/

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?