“Tenderë të kurdisur dhe shantazh ndaj shtetit”, Mickoski zbulon skemën e dyshuar të përfitimeve milionëshe

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Nëntor, 2026 18:22

“Tenderë të kurdisur dhe shantazh ndaj shtetit”, Mickoski zbulon skemën e dyshuar të përfitimeve milionëshe

Kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi se në vend ekzistojnë shoqëri të avokatëve dhe kompani që me vetëdije dakordohen mes tyre që tenderët publikë të dështojnë, në mënyrë që më pas, përmes procedurave të ankesave, të përfitojnë shuma parash të cilat në disa raste janë më të larta se vetë vlera e tenderit publik.

Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndryshimet e fundit në Ligjin për Prokurimet Publike, të cilat janë kritikuar nga opozita për disa arsye, iu referua konkretisht ndryshimit të Ligjit, me të cilin u dyfishua kufiri për prokurimet pa procedurë tenderimi, nga 5.000 në 10.000 euro.

“Kjo bëhet për të mos u gjendur në një situatë ku duhet të paguajmë më shumë për ata që qëllimisht i pengojnë procedurat e prokurimit publik ose bëjnë shantazh, sesa sa është vetë vlera e prokurimit. Ndonjëherë ndodh që këto grupe të organizuara, të cilat qëllimisht paraqesin ankesa kundër tenderëve ose kanë tendencë ta bëjnë këtë, të përfitojnë nga shteti apo kompania shuma më të mëdha sesa vetë vlera e procedurës së tenderimit. Kjo nuk mund të ndodhë më dhe ata nuk do të mund ta bëjnë më këtë gjë.”, tha Micksoki.

Mickoski tha se me këto ndryshime synohet të parandalohen manipulimet në procedurat e prokurimit dhe rastet kur shteti dhe institucionet paguajnë shuma më të mëdha sesa vetë vlera e tenderit publik.

“Ja një shembull: një kopsht fëmijësh shpall tender për servisimin e dritareve. Vlera e tij është 50.000 denarë. Dikush qëllimisht e pengon këtë tender, ndërsa përmes procedurës përfiton shumë më tepër se 50.000 denarë. Kjo nuk mund të ndodhë më. Ose, nëse dëshiron, në vend të 100 eurove që paguante deri më tani për ankesë, do të paguajë shumë më tepër. Pastaj le ta shohim nëse do të vazhdojë të paraqesë ankesa.”, shtoi Mickoski.

Lidhur me propozimin e zgjidhjes ligjore, e cili parashikonte mundësinë e riemërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Ankesa në Prokurimet Publike, Mickoski tha se ky propozim kishte ardhur si pasojë e mungesës së kuadrove profesionale në këtë fushë.

242

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Nëntor, 2026 18:22
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
242

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë