Turqia planifikon ndërtimin e centralit të dytë bërthamor, synon kapacitet prej 4.500 megavatësh
Kompania kanadeze e inxhinierisë „AtkinsRéalis“ ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë shtetërore turke të energjisë bërthamore „Türkiye Nükleer Enerji“ për përgatitjen e një studimi fizibiliteti lidhur me zgjerimin e programit bërthamor të Turqisë.
Sipas planit, Turqia synon të ndërtojë një central të dytë bërthamor në Sinop, në bregdetin e Detit të Zi. Kompania kanadeze propozon instalimin e gjashtë reaktorëve të tipit „Enhanced Candu 6“, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 4.500 megavatësh.
Memorandumi u nënshkrua gjatë samitit të klimës COP31 në Antalia, ndërsa studimi i fizibilitetit parashikohet të përfundojë deri në fund të vitit 2027.
Turqia është në negociata me Kanadanë dhe Korenë e Jugut për projekte të reja bërthamore, ndërsa planifikon ndërtimin e edhe dy centraleve të tjera, krahas centralit të parë, i cili aktualisht po ndërtohet nga kompania ruse „Rosatom“.
Javën e kaluar, Koreja e Jugut nënshkroi memorandume mirëkuptimi me Turqinë për bashkëpunim në sektorin energjetik dhe financimin e projekteve bërthamore.
Ndërkohë, Ankaraja po zhvillon negociata edhe me Kinën dhe Rusinë për ndërtimin e kapaciteteve të ardhshme bërthamore, në kuadër të strategjisë për zgjerimin e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet bërthamore. Flaka











