Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Ohër po kërkojnë një person të raportuar si i zhdukur, ndërsa u kanë bërë apel qytetarëve që të ndihmojnë me çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e tij.
Sipas informacioneve zyrtare nga SPB Ohër, bëhet fjalë për një banor të Ohrit me inicialet Z.S., zhdukja e të cilit është raportuar gjatë ditës së djeshme.
Nga denoncimi rezulton se personi është larguar nga shtëpia familjare më 10 nëntor, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Që nga ajo kohë, familjarët nuk kanë pasur asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Policia njofton se tashmë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete në terren për gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur.
Njëkohësisht, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë personin ose posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në kërkimin e tij, ta njoftojnë menjëherë policinë.
Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit të zhdukur. Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
12 Nëntor, 2026 10:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.