Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi do të shkojnë mbi dy mijë besimtarë, që është pothuajse numër identik me vitin e kaluar, deklaroi Irsel Jakupi, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame.
“Shifra është plotësuar sipas kuotës që e ka caktuar Ministria për Haxh e Arabisë Saudite dhe këtë vit do të ketë 2.020 besimtarë nga vendi, të cilët do të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë, edhe pse janë paraqitur më shumë. Besimtarët do të udhëtojnë nga 4 deri më 10 qershor me çarter fluturime me aeroplan. Ata janë të moshave të ndryshme”, tha Jakupi për MIA.
Sipas tij, çmimi i aranzhmanit për Haxhin 1445/2024 është 6.550, sa ishte edhe vitin e kaluar, kur shtyllën e pestë të islamit e kanë realizuar 2.030 besimtarë, që ka qenë më shumë se dyfish shifra më e lartë nga viti paraprak, kur në vendet e shenjta ishin 919 besimtarë.
Festa e madhe e Kurban Bajramit, këtë vit bie më 16 qershor.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Maj, 2024 19:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.