Samiti ekonomik “Maqedonia 2025”, inovacionet digjitale, në fokus

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:56

Samiti ekonomik “Maqedonia 2025”, inovacionet digjitale, në fokus

Për të dytën ditë në Shkup mbahet Samiti ekonomik “Maqedonia 2025”. Fokusi i mbledhjes së këtij viti është lidershipi strategjik në një epokë ndryshimi dhe inovacioni të shpejtë, transformimi digjital dhe bashkëpunimi më i madh rajonal për të krijuar ekonomi të begata.

Gjithashtu u diskutua edhe për fuqinë dhe potencialet e inteligjencës artificiale dhe përdorimin e inovacioneve digjitale të shëndetit për të përmirësuar shërbimet mjekësore në Evropën Juglindore.

Sipas drejtoreshës së Samitit, qëllimi kryesor i tij është lidhja dhe ndarja e diturive dhe përvojave mes profesionistëve nga vendet dhe rajonet e ndryshme në funksion të rritjes, si dhe mundësi për rrjetëzimin dhe realizimin e partneriteteve të reja dhe bashkëpunimit me investitorë potencialë.

“U takuam me partnerë, të cilët besojnë në këtë iniciativë, ata të cilët besojnë se digjitalizimi i kompanive, vërtetë mund të sjellë ndryshime. Gjithashtu edhe ata të cilët konsiderojnë se duhet të bashkohemi, t’i bashkojmë forcat, duhet të krijojmë një ekosistem, i cili nuk ekziston për momentin dhe së bashku të mundohemi të ndihmojmë transformimin digjital.”, – deklaroi drejtoresha ekzekutive e “Maqedonia 2025”, Nikica Mojsovska Bllazhevski.

Samiti, jo vetëm se është një platformë rajonale për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit, por sjell edhe benefitet e tij, ku përmes digjitalizimit kontribuohet në punë më kualitative dhe më efikase, si dhe uljen e korrupsionit.

“Digjitalizimi kontribuon jo vetëm në efikasitetin, por gjithashtu siç thamë i ul mundësitë për korrupsion. Kontribuon edhe në kualitetin e punës. Mendoj së këtu kemi partneritet që po zhvillohet shkëlqyeshëm. E kemi sektorin privat, Samiti qëndron pas kësaj iniciative, kështu që me të vërtetë kemi mundësinë që t’i inkurajojmë kompanitë për inovacione, me çka Zvicra është me të vërtetë krenare që ka mundësinë e përkrahjes së digjitalizimit.”, – theksoi ambasadorja e Zvicrës në RMV, Veronika Hulman.

Demokracia, liria e fjalës në epokën e digjitalizimit po ashtu ishin temë e Samitit “Maqedonia 2025”, si dhe shumë tema tjera të lidhura me biznes modelet dhe strategjitë për transformim të shpejtë dhe të suksesshëm. (TVM2)

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2024 19:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?