Sondazhi i Flakës për Alta Bankën: 71% e votuesve përgjegjësinë ia atribuojnë qeverisjes VMRO-VLEN

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 09:29

Sondazhi i Flakës për Alta Bankën: 71% e votuesve përgjegjësinë ia atribuojnë qeverisjes VMRO-VLEN

Sondazhi i realizuar nga portali Flaka me temën “Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?” ka përfunduar me dominim të votave që përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e bankës ia atribuojnë qeverisjes aktuale VMRO-VLEN.

Nga gjithsej 409 vota të regjistruara, 291 pjesëmarrës ose 71% kanë vlerësuar se përgjegjësinë e mban qeverisja aktuale VMRO-VLEN.

Ndërkohë, 91 votues ose 22% kanë drejtuar përgjegjësinë nga qeverisja e kaluar LSDM-BDI, ndërsa 27 pjesëmarrës ose 7% janë deklaruar se nuk kanë informacion të mjaftueshëm për të gjykuar.

Rezultatet pasqyrojnë qëndrimet e pjesëmarrësve në këtë votim online dhe jo një matje përfaqësuese të opinionit të përgjithshëm publik.

Shënim metodologjik: Sondazhi i Flakës pasqyron qëndrimet e pjesëmarrësve në votim dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht opinionin e përgjithshëm publik.

Sondazhi është realizuar përmes aplikacionit Poll Maker, i cili mundëson proces të automatizuar të votimit dhe minimizon ndërhyrjen njerëzore. Votimi ka zgjatur shtatë ditë dhe është zhvilluar përmes platformës elektronike flaka.com.mk.

Për të kufizuar mundësinë e votimeve të përsëritura, është aplikuar rregulli që lejon një votë për adresë IP brenda 24 orëve.

Rezultatet duhet të interpretohen si tregues orientues të perceptimeve të pjesëmarrësve online dhe jo si matje përfundimtare e opinionit të përgjithshëm publik.

Rezultatet e sondazhit të Flakës – Alta Banka

Qëndrimi i votuesveVotaPërqindja
Qeverisja aktuale VMRO-VLEN29171%
Qeverisja e kaluar LSDM-BDI9122%
Nuk kanë informacion të mjaftueshëm277%
TOTALI409100%

Sondazhi zgjati 7 ditë dhe u realizua në flaka.com.mk përmes Poll Maker.

SONDAZH I RI NË FLAKA – HAPET SOT, 17 NËNTOR 2026

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Situata ekonomike, zhvillimet politike dhe problemet sociale në vend ngrenë pikëpyetje mbi gjendjen aktuale dhe drejtimin në të cilin po lëviz Maqedonia e Veriut.

Flaka ju fton të shprehni qëndrimin tuaj përmes sondazhit të ri.

Cili është vlerësimi juaj?

  1. Gjendja është katastrofike.
  2. Kërkohen zgjedhje të parakohshme.
  3. Gjendja është e qëndrueshme.
  4. Nuk kam përgjigje.

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd në flaka.com.mk!

Zëri yt është pjesë e debatit publik. Gazeta Flaka

2

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 09:29
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
2

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë