Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton një projektligj për furnizimin e Izraelit me armë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 08:13

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miraton një projektligj për furnizimin e Izraelit me armë

Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për pezullimin e dërgesave të bombave në Izrael, duke miratuar një projektligj, që synon të detyrojë administratën e Presidentit Biden të transferojë armët. Republikanët u përpoqën të nxirrnin në pah ndasitë mes demokratëve mbi luftën Izrael-Hamas.

Në përpjekje për të frenuar Izraelin nga ndërmarrja e një ofensive në shkallë të gjerë në Rafah, administrate e Presidentit Biden këtë muaj pezulloi një dërgesë armësh prej 3500 bombash, disa prej të cilave peshojnë deri në 900 kilogramë, që mund të shkaktojnë vrasjen e qindra njërëzve në zonat e populluara. Republikanët ishin të indinjuar nga vendimi, duke akuzuar Presidentin Biden për braktisjen e aleatit më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.

Debati mbi projektligjin në Dhomës së Përfaqësuesve, i nxitur nga udhëheqja republikane këtë javë nënvizoi ndasitë e thella në Uashington mbi luftën Izrael-Hamas. Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqja demokrate u detyruan të mobilizoheshin për të ruajtur unitetin e grupit të ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve, të përbërë nga anëtarë të moderuar që nuk janë të kënaqur me mosmarrëveshjet SHBA-Izrael dhe anëtarët progresistë që janë të indinjuar që Presidenti Biden po vazhdon ta furnizojë Izraelin me armë.

Projektligji u miratua me 224 vota pro dhe 187 kundër. 16 demokratë u bashkuan me shumicën republikane për të mbështetur projektligjin. Tre republikanë votuan kundër projektligjit.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2024 08:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?